11:39 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

“Vendimi i Ivanovit shovinist, BE ende nuk flet për shqiptarët e Maqedonisë”

22:56 | 01/03/2017
në Rajoni, Te Fundit
0
“Vendimi i Ivanovit shovinist, BE ende nuk flet për shqiptarët e Maqedonisë”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kritikuar vendimin e presidentit maqedonas Ivanov për mos dhënien e mandatit Zoran Zaevit të LSDM-së për krijimin e qeverisë së re.

Ivanov nuk i dha mandatin për shkak të asaj që kryetari maqedonas e ka quajtur platformë shqiptare, të hartuar sipas tij në  Shqipëri.

Sipas Ymerit, vendimi i Ivanovit tregon shtypjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Ai e ka quajtur shovinist këtë vendim të Ivanovit.

“Platforma nuk është se kërkon kushedi se çka, përveçse arritjen dhe realizimin e të drejtave minimale të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Pra, për Maqedoninë të drejtat minimale të shqiptarëve, çfarëdo hapi drejt çlirimit prej shtypjes, e aq më tepër drejt barazisë së shqiptarëve, qenka e papranueshme dhe po e rrezikoka sovranitetin e Maqedonisë. Dëshmi më të mirë se Maqedonia është e ngritur në kurriz të shqiptarëve dhe jeton mbi shtypjen e tyre nuk ka. Vendimi i Ivanov për ta pamundësuar qeverinë e drejtuar nga Zaev për shkak të Platformës së shqiptarëve është krahu institucional i protestave raciste dhe shoveniste të nacionalistëve maqedonas. Edhe vet ky vendim ka ngarkesa shoveniste e raciste”, ka shkruar ai.

Ymeri po ashtu ka kritikuar edhe BE-në që nuk u deklarua lidhur me këtë rast, duke thënë se po të ndodhte një gjë e tillë në Kosovë do të kishte shumë reagime.

“Ndërkohë që BE ende nuk ka folur për këtë gjë. Madje deklarimet e Ivanov ishin bërë në prani të ambasadorëve. Po të kishte protesta të tilla fashiste e deklarime të tilla shoveniste institucionale në Kosovë a Shqipëri do të kishin reaguar deri tash të gjithë pa dallim: zyrtar të BE-së, ambasadorë, zëdhënës, OJQ, e të tjerë”, ka thënë ai. “Ivanovi dhe Gruevski duan që përmes kartës së shqiptarofobisë ta mbrojnë edhe qeverisjen e tyre kriminale dhe të korruptuar, që prodhoi një sistem dhe shoqëri të padrejtë dhe të pabarabartë sikur midis përkatësive të ndryshme kombëtare, ashtu edhe mes shtresave të ndryshme shoqërore” tha ai.

Sipas tij, Tirana zyrtare duhet t’u rrijë afër shqiptarëve në Maqedoni.

“Përfaqësuesit politik shqiptarë nuk duhet t’ia mundësojnë Gruevskit themelimin e qeverisë, asesi. Ata po ashtu në asnjë moment nuk bën të lihen vetëm nga Tirana zyrtare”, ka shkruar ai.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Visar Ymeri
Pas

Kokëdhima: Zgjedhjet rrezikohen nga “Don Kanabisi”, më mirë të legalizohet!

Para

Mielli serb, prodhuesi: Shqiptarët hanë bukë me grurë kafshësh

Para
Mielli serb, prodhuesi: Shqiptarët hanë bukë me grurë kafshësh

Mielli serb, prodhuesi: Shqiptarët hanë bukë me grurë kafshësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: Zbulohen dhe asgjësohen mbi 5900 bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Inflacioni bazë në rritje, arrin nivelet më të larta në një vit

Krujë/ Zbulohet plantacion me 591 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori

Vazhdon ngërçi politik në Kosovë , konstituimi i Kuvendit dështon për të 34-ën herë

Qëlloi gardianin e burgut të Fierit me disa të tjerë, arrestohet 32-vjeçari, dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje

Komisioni i Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, Zhupa: Ligje me porosi për të fuqizuar klientët e pushtetit. Licensa për kanabis, si licensa për vota

Ekspertët: Sulmet bërthamore ndaj Iranit nuk pritet të shkaktojnë katastrofën e Çernobilit

Abuzimet me tenderat në ARRSH, SPAK përfundon hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Turqia rrit masat e sigurisë ajrore dhe dënon sulmet izraelite ndaj Iranit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.