Analisti Red Varaku i ftuar në “Fax News” ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe për vendimin e KQZ-së për të larguar Komisionin e Rithemelimit nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.
Gjatë fjalës së tij, Varaku theksoi se ky vendim ishte i pritshëm për sa kohë lëvizja e Berishës nuk njihet juridikisht nga Gjykata. Varaku theksoi se ajo që i shkakton problem të djathtës shqiptare është ndarja e votave të demokratëve të cilët në zgjedhjet e 6 marsit do të jenë përballë njëri-tjetrit.
“Ishte dicka e pritshme dhe nuk më befasoi kjo për faktin që pa u shprehur gjykata nuk kemi një ngjarje juridike. Kjo ishte diçka që mund të ndodhte, sa kohë që nuk është shprehur Gjykata nuk ka ndodhur asgjë në vendimin juridik. Vetë drejtues të lëvizjes e kanë pasur të qartë këtë pasi është një procedurë juridike i cili është i njohur dhe i kuptueshëm për të gjithë. Nuk kemi vendim të gjykatës është e pranueshme por e dëmshme për imazhin e lëvizjes.
Së pari ka qenë prej 9 shtatorit unë kam qenë i pozicionuar djathtas në krah të opozitës por pas datës 9 kam ndërprerë aktivizimin tim në respekt të betejës politike midis dy grupeve politike brenda PD-së. Ajo që ka ndodhur prej 9 shtatorit ishte betejë politike edhe pse ishte ekstreme por e pranueshme. Ajo që e konsideroj të papranueshme që do të sjellë dëm për opozitën në përgjithësi, është fakti që produkti i lëvizjes u transferua tek LSI-ja duke ndarë votat e demokratëve në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kjo është një ngjarje që nuk e dimë çfarë do të ndodhë më këtë lëvizje që kërkon të rrëzojë Bashën nga PD-ja.
Ajo që është e papranueshme që votat e demokratëve vendosen përballë njeri-tjetrin. Lëvizja nuk duhet ta bënte në asnjë mënyrë. Mund të krijonte një parti të re që mund të bashkëpunonte me opozitën, por ndarja është shumë e dëmshme. I bën dëm jo vetëm frymës por më 6 mars do të shikojmë që kjo do të prodhojë një dëm të madh për opozitën”, tha Varaku.