Kryebashkiaku i qytetit Sutri në Itali, Vittorio Sgarbi ka dalë kundër të gjithëve me rregullat e reja duke ndaluar përdorimin e maskës nga qytetarët. Politikani i ka habitur të gjithë me deklaratat e fundit ku shprehet se kushdo që mban maskë në fytyrë do të gjòbitet.
“Vetëm hájdutët dhe terròristët mbajnë maska. Është qesharake që pasi hani ju vendosni maskën, kjo nuk ka kuptim. Këto janë mënyra qesharake që nuk kanë asnjë lidhje me parandalimin e korònavirusit”, ka thënë ai duke shtuar se në qytetin që ai drejton nuk ka raste me vírusin që u ka marrë jetën me mijëra italianëve.
Ndërsa në vendimin e marrë nga Bashkia e qytetit thuhet: “Përdorimi i maskave ose i çdo veshje tjetër që e bën të vështirë njohjen e një personi është i ndaluar në vendet publike”.
Italia ishte ndër shtetet më të gòditura nga pándemia e Còvidit dhe autoritetet italiane mbeten ende të rrèpta për masat e parandalimit të sèmundjes. Aktualisht po kryhen rreth 100 mijë teste në ditë, ndërsa rastet e vdèkjeve kanë rënë. Po ashtu, edhe numri i pacientëve në terapi intènsive në Itali ka rènë nën 100 pacièntë.(A.M/Faxweb.al)