03:32 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendimi i Metës për ç’dekretimin e zgjedhjeve, BBC jehonë aktualitetit politik në Shqipëri

09:51 | 09/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendimi i Metës për ç’dekretimin e zgjedhjeve, BBC jehonë aktualitetit politik në Shqipëri

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit se kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet vendore, pas protestave disa mujore të opozitës.

Një ndër to ështe eshe BBC e cila në një artikull me titull “Presidenti i Shqipërisë anulon zgjedhjet vendore në mes të protestave”, shkruan:

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka anulluar zgjedhjet lokale pas muajsh protesta anti-qeveritare.

Meta tha se situata politike në Shqipëri nuk do të lejonte zgjedhje të rregullta, të planifikuara për në 30 Qershor.

Njoftimi erdhi pak para se protestuesit, disa prej të cilëve kishin hedhën bomba tymi dhe fishekzjarre jashtë Parlamentit në kryeqytetin eShqipërisë, Tiranë, u shpërndanë nga policia duke qëlluar me gaz lotsjellës.

Protestuesit po kërkojnë që kryeministri socialist Edi Rama të japë drëheqjen.

Grupet e opozitës e akuzojnë atë për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion dhe kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Ata gjithashtu kërkojnë krijimin e një qeverie kalimtare dhe kanë refuzuar të negociojnë me kryeministrin.

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, u ka bërë thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet.

Ai u tha mijëra mbështetësve në Tiranë se vendimi i presidentit për të ç’dekretuar zgjedhjet ishte “rezultati i parë i betejës sonë kundër Edi Ramës”. Ndërkohë që partitë e opozitës po bojkotonin zgjedhjet.

Megjithatë, Rama, i cili e ka udhëhequr vendin që nga viti 2013, më vonë tha se zgjedhjet lokale nuk do të anulloheshin.

Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje që partitë politike të Shqipërisë të përmbahen nga dhuna dhe të hapin një dialog.

Shumë figura, përfshirë Presidentin Meta, kanë thënë se ndarja politike e vazhdueshme kërcënon aspiratën e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE.

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të votojnë në javët e ardhshme nëse do të hapin bisedimet e pranimit me shtetin ballkanik.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: bbcc'dekretimi i zgjedhjevevendimi i Metes
Pas

Makina del nga rruga duke përfunduar në kanal, plagosen 2 persona (Video+Foto)

Para

I zbulohen një sërë vjedhjesh, arrestohet 16-vjeçari

Para
Kërkohej për vënie eksplozivi ndaj makinave dhe bizneseve, arrestohet 42-vjeçari

I zbulohen një sërë vjedhjesh, arrestohet 16-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.