Pas vendimit unanim të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për djegien e mandateve, bëhet e ditur se ambasadori i BE-së dhe zv.ambasadorja e SHBA-së kanë mbërritur në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe dhe Zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë mbërritur pak minuta më parë në Kryeministri për të zhvilluar një takim me kreun e qeverise.
Ende nuk nuk dihen detajet, por temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit, ku Partia Demokratike vendosi në mënyrë unanime djegien e mandateve.
Ditën e sotme në mënyrë unanime deputetët e Partisë Demokratike vendosën djegien e mandateve, ndërkohë që pritet dhe një qëndrim zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim,
(M.Q/Faxweb.al)