Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Tahiri dha lajmin, teksa kërkoi drejtësi dhe hetim të plotë për çështjen e tij.
“Përballem me prokurorine, me gjykatën, drejtësinë, ligjin si dhe palacot në politikë që kanë vjedhur popullin dhe tashi shesin dengla. Ja ku më keni si qytetar të thjeshtë. Fuqia ime është e vërteta ime, familja dhe miqtë e mi shqetësimin që kanë marrë prej meje padrejtësisht. Për mbështetjen që më kanë dhënë, nuk jam nga ata që fshihen pas imunitetit. Kjo nuk është ndeshja ime e fundit, veç e para. Nuk jam më deputet, sepse e vërteta mjafton”-ka thënë Tahiri.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post