Deputeti i PD-së Enkelejd Alibea I ftuar në ‘Fax News’ ka thënë se me fillimin e vettingut sot, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga Gjykata Kushtetuese gjyqtarin Fatos Lulo pasi nuk mundi të justifikonte pasurinë e tij, lajmi është bllokimi i Gjykatës Kushtetuese.
Alibeaj tha se problem dhe shqetësimi i madh është ritmi tepër i ngadaltë i këtij procesi, çfarë o të mund të krijonte mundësi për ndërhyrje, por ç’është më e rëndësishmja është krijimi i vakumit në Institucionet e drejtësisë, sepse për këtë nuk janë marrë masat më parë.
“E vetmja gjë që mund të them është se sot ka filluar procesi i vettingut. Askush nuk mund të thotë ka të drejtë apo jo, subjekti duhet të bëjë apelimin e vet. Ajo që duhet të themi ne si opozitë, Ligji është shqetësimi ynë që ritmi I kalimit të gjyqtarëve duhet të ishte I shpejtë por edhe profesional por të mos krijonte vakume në institucione. Lajmi është bllokimi i Gjykatës së Kushtëtuese. Ky është një nga poroblemet kryesore të funksionimit të nstitucioneve, do duhet të kalonin shpejt që vettingu të mos shndërrohej edhe në mundësi për ndërhyrje.
Kjo përshëndetja që bën kryeministri apo ministri nuk shkon në të njëjtën linjë, ç’punë ka kryeministri që e përshëndet, ky është ai që e përckaton agjendën e vetingut?! Të thotë skeni parë gjë akoma. Unë shpresoj që tani ritmi të jetë më i shpejtë. Vendet vakante duhet të plotësohen 1 orë e më parë. Komisioni I Venecia e thoshte se duhet bërë shumë shpejt”, tha Alibeaj.
Gjithashtu deputeti demokrat u shpreh se është shumë herët për të folur për vettingun dhe procesi nuk duhet paragjykuar, ndërsa u shpreh se do ta përshendeste me gjithë zemër këtë process nëse do të fillonte më 18 dhejtor, pra ditën që u zgjodh Kryeprokurorja Arta Marku.
“Do ta përshëndesja me gjithë zëmr nëse do të kishte filluar më 18 dhjetor, nuk e di pse ndodhi kjo që Prokurori nuk kalon vettingun”, tha ai.
Alibeaj tha se do duhej të mendohej përpara për prokurorët e gjyqtarët që do kalonin vettingun pasi kjo do të krijojë një problem me vakumin në institucionet e drejtësisë, ndërsa hodhi dyshime për bllokimin e Gjykatës Kushtetuse në një kohë që sipas tij ka shumë çështje që opozita do donte ti dërgonte në kët çështje por nuk e bën dot pasi nuk funksionon gjykata.
“Ky problem i vakumit është një problem që sapo ka ngritur krye , ku do të gjenden prokuror apo gjyqatar profesionist, do duhet të merreshin masa.
Kemi gjykatën Kushtetues të kapitulluar, dhe ka një sërë çështjesh që meritojnë të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese, por nuk i dërgojmë dot”. u shpreh Alibeaj.
Komisioni për Tahirin?
“Mbledhja e të hënës shpresoj do të përcakrohet rregullorja e brendshme e atij komisioni dhe drejtimet ku do të hetohet, do të përcaktohet objekti I hetimit.
Ne do të hetojmë fenomenin e trafikimit dhe kultivimit, të lëndëve narkotike dhe sigurisht edhe lidhjet e Tahirit. Ne kemi bërë të qartë që nëse ka një çështje që duhet hetuar është kjo, pasi si ka mundësi nga 2013 dhe tani kalimi edhe te drogat e forta të ndodhte, një rol do duhet ta kishte pasur dhe qeveria”, tha Alibeaj ndër të tjera.
Video e intervistës:
(B.H/Faxweb)