Analisti Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News u shpreh lidhur me heshtjen e kryedemokratit Basha për shpalljen ‘non grata’ të Berishës duke thene se edhe pse ai nuk ka konfirmuar një qëndrim, vendimi i tij do të jetë në favor të Berishës.
Hoxha theksoi se Berisha pas konfliktit me sekretarin amerikan Blinken është kthyer me energji të reja dhe i vitalizuar.
“ Nëse Basha ka probleme të mëdha jashtë jetës poltike ai ndoshta nuk do shkojë në seancë , por kjo nuk e pengon asnjë që të mos shprehet publikisht, deri tani ka thënë që kërkon prova për çështjen Berisha.
Vendimi i tij si kryetar i PD-së, i grupit aktual paralamentar është në favor të Berishës por i pa thënë, me mos veprim.
Berisha është rienergjizuar, të bësh beteje me sekretarin amerikan në vetvete është adrenalinë, e shoh të vitalizuar dhe jo të ligështuar”– u shpreh Hoxha.
(E.D/faxweb.al)