Qeveria shqiptare ka vendosur t’ja japë kompanisë shqiptare “Gjoka Konstruksion”, ndërtimin e rrugës së Arbrit.
Kompania ka kërkuar që rrugën ta ndërtojë për një periudhë 46 mujore si dhe ka vendosur një tarifë kalimi për makinat, prej 4 eurosh.
Projekti i rrugës arrin shumën totale të 246 milionë eurove, ndërsa kompania mësohet se do të përdorë gjithashtu edhe fondet nga buxheti i shtetit, të cilat duhet të jenë rreth 60 milionë euro për 4 vitet e para.
Kalimi i makinave në rrugë do të jetë me pagesë.
Kompania ka kërkuar të aplikohet një tarifë mesatare 4 euro për makinë dhe propozon që të ardhurat të ndahen me qeverinë në nivelin 50%.
Fluksi mesatar i mjeteve në rrugë pritet të jetë 3.690 makina/ditë.
“Duke aplikuar një tarifë mesatare prej 4 eurosh/ makinë të ardhurat nga pagesa e kalimit të rrugës do të jenë rreth 53 milionë euro për një periudhë 10vjeçare. Gjysmën e kësaj shume prej 26.5 milionë eurosh e përfiton kompania dhe kjo vlerë zbritet nga shuma totale e të ardhurave nga shteti. Çdo e ardhur mbi këtë vlerë i takon direkt buxhetit të shtetit. Vlera prej 246 milionë eurosh është vlera totale për pagesat e shtetit, plus pagesat nga tarifat e kalimit të makinave. Çdo e ardhur që i takon shoqërisë nga pagesat e kalimit të makinave, 50 për qind e shumës, zbritet nga pagesa që do të bëjë shteti, pra shteti paguan diferencën për të arritur te vlera 246 milionë euro”, shpjegohet në relacionin e vendimit.
Qeveria vlerëson se nëse të ardhurat e rrugës nuk realizohen, risku do të merret nga kompania ndërtuese.
“Nëse do t’i referoheshim mënyrës se si janë shpërndarë risqet sipas këtij propozimi rezulton se kjo mënyrë përmbush parimin e shpërndarjes efektive të riskut, duke e bërë këtë projekt të partneritetit publikprivat të realizueshëm. Nga studimi i fizibilitetit rezulton se shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ ka marrë përsipër pjesën më të madhe të risqeve dhe së bashku me to koston e tyre. Gjithashtu, kompania merr përsipër riskun e mosrealizimit të 50 për qind të të ardhurave të pritshme nga pagesat e përdoruesve të rrugës”, shpjegohet në relacion.
Qeveria shqiptare vendosi t’ja japë kompanisë shqiptare “Gjoka Konstruksion”, ndërtimin e rrugës së Arbrit.
Kompania ka kërkuar që rrugën ta ndërtojë për 46 muaj si dhe ka vendosur një tarifë kalimi për makinat, prej 4 eurosh.
Projekti arrin shumën totale të 246 milionë eurove, ndërsa kompania mësohet se do të përdorë gjithashtu edhe fondet nga buxheti i shtetit, të cilat duhet të jenë rreth 60 milionë euro për 4 vitet e para.
Kalimi i makinave në rrugë do të jetë me pagesë.
Kompania ka kërkuar të aplikohet një tarifë mesatare 4 euro për makinë dhe propozon që të ardhurat të ndahen me qeverinë në nivelin 50%.
Fluksi mesatar i mjeteve në rrugë pritet të jetë 3.690 makina/ditë.
“Duke aplikuar një tarifë mesatare prej 4 eurosh/ makinë të ardhurat nga pagesa e kalimit të rrugës do të jenë rreth 53 milionë euro për një periudhë 10vjeçare. Gjysmën e kësaj shume prej 26.5 milionë eurosh e përfiton kompania dhe kjo vlerë zbritet nga shuma totale e të ardhurave nga shteti. Çdo e ardhur mbi këtë vlerë i takon direkt buxhetit të shtetit. Vlera prej 246 milionë eurosh është vlera totale për pagesat e shtetit, plus pagesat nga tarifat e kalimit të makinave. Çdo e ardhur që i takon shoqërisë nga pagesat e kalimit të makinave, 50 për qind e shumës, zbritet nga pagesa që do të bëjë shteti, pra shteti paguan diferencën për të arritur te vlera 246 milionë euro”, shpjegohet në relacionin e vendimit.
Qeveria vlerëson se nëse të ardhurat e rrugës nuk realizohen, risku do të merret nga kompania.
“Nëse do t’i referoheshim mënyrës se si janë shpërndarë risqet sipas këtij propozimi rezulton se kjo mënyrë përmbush parimin e shpërndarjes efektive të riskut, duke e bërë këtë projekt të partneritetit publikprivat të realizueshëm. Nga studimi i fizibilitetit rezulton se shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ ka marrë përsipër pjesën më të madhe të risqeve dhe së bashku me to koston e tyre. Gjithashtu, kompania merr përsipër riskun e mosrealizimit të 50 për qind të të ardhurave të pritshme nga pagesat e përdoruesve të rrugës”, shpjegohet në relacion.
Rruga e Arbrit do të lidhë kryeqytetin me rajonin e Dibrës por jo vetëm, ajo do të jetë pjesë e korridorit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë.
/Shuplaka/