Ministria Rumune e Shëndetësisë ka marrë një masë paraprake në lidhje me rrezikun emundshëm të shfaqjes së epidemisë së koronavirusit.
Sipas një vendimi të bërë publik për mediat, mësohet se është ngritur një karantinë në të cilën do të grumbullohen në mënyrë të detyrueshme të gjithë ata që kthehen nga rajonet e Lombardisë deh Venetos edhe nëse nuk janë të sëmurë apo asimptomatikë.
Rumania vendosi karantinën për shkak të fluksit të madh të njerëzve midis dy vendeve.
Ndërkohë përmes një postimi në Facebook, ministria tha se “të gjitha rastet e dyshuara do të raportohen menjëherë në departamentet e shëndetit publik”.
Discussion about this post