04:23 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Vendimi i qeverisë, sa do paguhen mësuesit dhe nxënësit që banojnë larg shkollës

10:01 | 12/05/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendimi i qeverisë, sa do paguhen mësuesit dhe nxënësit që banojnë larg shkollës

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transportin e nxënësve dhe mësuesve të cilët banojnë larg shkollës. Tashmë mësuesit e nxënësit do të marrrin deri në 2700 lekë në muaj, nëse jetojnë deri në 20 km larg shkollës, shkruan ”Shqiptarja.com”. 
“Punonjësve mësimorë të arsimit parauniversitar, ku përfshihen punonjësit e arsimit parashkollor, arsimit fillor, arsimit të mesëm të ulët dhe të arsimit të mesëm të lartë (drejtor, nëndrejtor, mësues, edukator), të institucioneve arsimore publike, që punojnë jashtë qendrave urbane, qytetit/fshatit, larg vendbanimit të përhershëm të tyre, në largësinë mbi 5 km dhe kthehen brenda ditës në vendbanim, marrin lek për transportin.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me njësitë arsimore (drejtoritë rajonale arsimore/zyrat arsimore) miratojnë hartën e linjave, mbështetur në numrin e punonjësve mësimorë, nxënësve dhe fëmijëve që planifikohen të përfitojnë nga shërbimi i transportit”, thuhet në vendimin e qeverisë.
 
Masa e shpenzimeve
Masa e shpenzimeve mujore që përfiton çdo nxënës dhe punonjës mësimor përllogaritet mbi bazën e numrit të ditëve mësimore, numrit të nxënësve dhe mësuesve që kanë ndjekur mësimin, çmimit mesatar të biletës për linjat ndërqytetase apo rrethqytetase të shërbimit të transportit. Punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar, që përfitojnë fonde publike për mbulimin e shpenzimeve të transportit të siguruar nga njësitë arsimore vendore, përfitojnë shpërblim mujor të diferencuar.
 
Distanca që do mbulohet shpenzimi
Në masën 1 000 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm i tyre/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 5 km deri në 10 km.

Në masën 1 500 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 10 km deri në 20 km.

Në masën 2 700 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 20 km.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat kanë nënshkruar kontrata për shërbimin e transporit të nxënësve dhe mësuesve për vitin buxhetor 2017 para datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ky vendim do të zbatohet duke filluar nga data 1.1.2018.

Në rastet kur njësitë arsimore vendore nuk realizojnë me sukses procedurat e prokurimit publik të shërbimit të transportit të punonjësve arsimorë dhe nxënësve, njësitë arsimore vendore realizojnë mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e transportit të mësuesve, nxënësve e fëmijëve përfitues drejtpërdrejt, nëpërmjet llogarive bankare, në bankat e nivelit të dytë.

Etiketa: demshperblimemesuesNxënës
Pas

Pasojat eufemike të votimeve pa opozitë

Para

Rama përshëndet me foton e qytetit që drejtohet nga PD-ja: Këtu do të jem nesër

Para
“Bashkëkryetar i një aleance krenare, përfaqësues i palës tjetër”, Rama ironi me Metën në drekën me veteranët

Rama përshëndet me foton e qytetit që drejtohet nga PD-ja: Këtu do të jem nesër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.