07:33 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendimi i qeverisë së Kosovës, reagon NATO dhe SHBA

19:44 | 13/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendimi i qeverisë së Kosovës, reagon NATO dhe SHBA

Zyrtarët e NATO-s kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në një përgjigjje dhënë Radios Evropa e Lirë, thuhet se “pozicioni i NATO-s është i qartë, kjo është çështje e autoriteteve të Kosovës”.

Sipas aleancës, “çdo ndryshim i strukturës, mandatit dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosoëvës, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çka do të kërkojë ndryshime kushtetuese”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë profesionale, multi-entike dhe burim i stabilitetit rajonal. Kjo forcë ka kaluar rrugë të gjatë. Progresi i arritur është shembull i ndërtimit të suksesshëm të kapaciteteve nga ana e NATO-s, ndonëse duhet bërë më shumë punë. Aleanca mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosvës sipas mandatit aktual. NATO-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për siguri dhe stabilitet në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Përveç tjerash aty përmendet se NATO-ja mbështet edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar të njëjtin shumë të rëndësishëm “për paqe dhe siguri”.

Ndërkohë gjatë ditës, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për të pasur ushtrinë dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën se si ta arrijnë këtë”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Ne nuk na kanë konsultuar për kohën kur është marrë vendimi dhe ne duhet t’i analizojmë projektligjet për të kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, ka deklAruar ambasada.

Në media u aludua se edhe presidenti i Kosovës nuk e mbështeste këtë vendim të qeverisë, por ai përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh pro paketës, duke konsideruar të drejtë vendimin e qeverisë Haradinaj. (B.H/Faxweb)

Etiketa: natoshbaushtria e kosoves
Pas

Ish-ministri socialist: Në Shqipëri po lulëzon krimi, janë në institucionet më të larta të vendit

Para

“E pranova vdekjen”, rikthehet Avril Lavigne pas luftës me sëmundjen e rëndë

Para
“E pranova vdekjen”, rikthehet Avril Lavigne pas luftës me sëmundjen e rëndë

“E pranova vdekjen”, rikthehet Avril Lavigne pas luftës me sëmundjen e rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-polici shqiptar plagoset në pritë të dyshuar në Itali

“Qetësohen” çmimet në maj! Inflacioni zbret në 2.2%, argëtimi bëhet më i shtrenjtë

Robert F Kennedy Jr shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit

Irani kërcënon me sulme precize ndaj centraleve bërthamore izraelite

OVL e UÇK-së i dërgon letër Osmanit, kërkon sqarime për mandatin e EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara

Parashikimi i motit, 10 qershor 2025

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.