Pas propozimit të Ministrisë së Kulturës, qeveria ka vendosur të shpallë si zonë historike qendrën e fshatit Rehovë të Ersekës.
Pas këtij vendimi, ky qendra e këtij fshati shpallet zonë e mbrojtur historike dhe do të ruhet nga shteti. Për mbrojtjen e zonës, qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Zhvillimit Urban.
Ky vendim sunon ruajtjen e vlerave historike, urbanistike dhe arkitektonike të këtij fshati. Rehova përban në përgjithësi ndërtesa 2-katëshe, të ndërtuara me mur guri.
Ndërtime shoqërore, kulti dhe banesa popullore, Ansambli, rrugët e shtruara me kalldrëm, portat me harqe dhe sofat me gurë të gdhendur përbëjnë peizashin e këtij fshati turistik. (D.D/Shuplaka)