06:13 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendimi i ri, Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon veprimtarinë dhe shërbimet gjyqësore

21:30 | 24/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Rasti Malaj’/ Vetingu vështirëson zgjedhjen e shpejtë të Inspektorit dhe Gjykatës Kushtetuese

Në kuadër të masave për frenimin e koronavirusit në Shqipëri edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dalë sot me një vendim të fundit për institucionet që ka në varësi.

Në njoftim thuhet se do ketë pezullime të veprmitarisë së shërbimeve gjyqësore për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid-19.

Por për disa raste të vecanta do ketë edhe përjashtime.

Vendimi i plotë

“VENDIM Nr.128, datë 24.03.2020

PËR

VIJIMIN E PEZULLIMIT TE VEPRIMTARISË DHE SHËRBIMEVE GJYQËSORE NË TË GJITHA GJYKATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në nenet, 147/1, 147/a, pika 1 germa “d” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin61 të Ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në Vendimin e datës 09.03.2020 të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri, ne Vendimin e KLGJ nr. 127 date 10.03.2020 “Per pezullimin e veprimtarise dhe sherbimeve gjyqesore ne te gjitha gjykatat ne Republiken e Shqiperise”, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19,

V E N DO S I :

  1. Vijimin e pezullimit te veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore nëtë gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid-19.
  2. Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari.
  3. Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, të pandehurit, ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre.
  4. Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.
  5. Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të jetë për një periudhë 2 (dy) javore duke filluar nga data 25.03.2020 deri me date 07.04.2020.
  6. Kryetarët e gjykatave ngarkohen të marrin të gjithë masat për zbatimin e këtij vendimi”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me publikimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR KRYETARE

NAUREDA LLAGAMI

Etiketa: keshilli i larte gjyqesor
Pas

Rama i thotë “Po” Metës, mbledhja e Këshillit të Sigurisë nesër në format të jashtëzakonshëm

Para

Prifti me koronavirus humb jetën, i dhuroi respiratorin një pacienti më të ri në moshë

Para
Prifti me koronavirus humb jetën, i dhuroi respiratorin një pacienti më të ri në moshë

Prifti me koronavirus humb jetën, i dhuroi respiratorin një pacienti më të ri në moshë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.