Një nënë ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe shumë të rrallë për fëmijën e saj. Gjatë shtatzanisë ajo u njoftua nga mjekët se fëmija që mbate në bark, pas lindjes nuk do të jetonte gjatë por pavarisht kësaj ajo vendosi që ta mbajë për 9 muaj në bark fëmijën.
34-vjeçarja Abbey Ahern, nga Oklahoma këtë lajm e morri kur ishte 19 javëshe dhe doktorët i thanë se vajza e saj kishte probleme me shëndetin, një sëmundje që do të thoshte se ajo do të jetonte vetëm disa orë pasi të lindte. Mbas 14 orë dhe 58 minuta vajza e sapolindur ndërroi jetë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit vjaza kishte një defekt, që do të thotë se fëmija kishte një tru të pazhvilluar dhe kafkën nuk e kishte të plotë pasi ishte e dignostikuar me sëmundjen e anencephaly-së.
Kjo sëmundje prek 1,000 shtatzëni, shumica e të cilave rpërfundojnë në dështim. Si rezultat, rreth një në 10.000 foshnje në SHBA janë të lindur me anencephaly.
Por nëna dhe babi i vogëlushes vendosën që të lindte vajza e tyre, në mënyrë që ata të mund të kalonin disa orë me të dhe më pastë dhuronin organet e saj.
“Procesi i dhurimin të organeve ka qenë tepër ngushëlluese për mua, duke e ditur se fëmija im nuk jeton ama mundi të shpëtonte jetë të tjera”, u shpreh nëna. Disa herë ajo tha se ndihet e tronditur nga situata, por ajo ka mbështjen e burrit të saj.
Edhe pse askush nuk u përpoq për të vënë ato jashtë vendimin e tyre, Abbey tha se ku veprin u prit me skepticizëm nga familja dhe miqtë, shkruan Daily Mail. (J.V/shuplaka)
Discussion about this post