21:24 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vendimi për Dinarin/ BE konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në takimin në Bruksel

13:22 | 26/02/2024
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendimi për Dinarin/ BE konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në takimin në Bruksel

Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në një takim në Bruksel më 27 shkurt për çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë.

Nga Kosova konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se ftesës së BE-së i është përgjigjur pozitivisht Banka Qendrore e Kosovës, pa dhënë emra se kush do të jetë pjesë e delegacionit. Por, Radio Evropa e Lirë merr vesh se Kosova në takim do të përfaqësohet nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili. Ndërkaq, sipas medias serbe, Tanjug, në takimin e 27 shkurtit, Serbinë do ta përfaqësojë kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.

BQK-ja tha se edhe më herët ka shprehur gatishmërinë që të takohet me përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë, për të lehtësuar transferimin e parave, përmes kanaleve bankare, pas hyrjes në fuqi të rregullores së saj më 1 shkurt, e cila arasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa me para të gatshme.

“Në këtë kuptim, [BQK-ja] edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, u tha në përgjigjen e BQK-së dërguar REL-it.Ndërkaq, zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të politikës së jashtme, Nabila Massrali, nuk saktësoi se kush do të marrë pjesë, por tha se takimi do të jetë “në formatin e zakonshëm të dialogut” dhe në të do të flitet për “gjetjen e zgjidhjeve”.

 

 

Javën e kaluar, kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takim, duke e akuzuar të dërguarin evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, se ka shkelur parimin e caktimit të agjendës së takimit, pa pajtimin e palëve.

“Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm është takim i dialogut, i cili do të fokusohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimet e fundit për qarkullimin e valutave nga BQK-ja”, tha Masralli.

Sipas BE-së, takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e njëjtë të takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut.

“Dhe po, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre”, tha zëdhënësja duke shtuar se detajet për takimin do të jepen më vonë.

/REL

 

Pas

Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana paraqitet në SPAK

Para

Karta e Studentit edhe në Gjirokastër, Manastirliu: Mbështesim studentët me kredinë studentore

Para
Karta e Studentit edhe në Gjirokastër, Manastirliu: Mbështesim studentët me kredinë studentore

Karta e Studentit edhe në Gjirokastër, Manastirliu: Mbështesim studentët me kredinë studentore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë

Pogradec/Arrestohen dy nga katër personat që dhunuan familjarët e komisionerit E.G., vijon puna për kapjen e të tjerëve

Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

Berisha: Rritje e ndjeshme e elektoratit tonë, askush nuk ndikon vullnetin e sovranit

Numërimi në Vorë/Dalin rezultatet e para në media: PS 124 vota, PD-ASHM 42 vota.

VIDEOLAJM/ Kutitë e votimit nga qendra e votimit në “Petro Nini Luarasi” dërgohen drejt KZAZ-të

Përse nuk del rezultati i votimit elektronik? Celibashi: Kërkesë e PD, do t’i kemi nesër në mëngjes

Celibashi përditëson të dhënat/ Sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

Lezhë/ Aksident me dy të plagosura në lagjen “Gurra”, arrestohet drejtuesi i mjetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.