Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar kreun e Parlamentit Gramoz Ruçi, i cili pasditen e sotme njoftoi anullimin e seancës së nesërme për shkak të protestës së opozitës.
Berisha ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale një photoshop në të cilën e paraqet kryeparlamentarin Ruçi të veshur si femër dhe përkrah saj shkruan, “Për së dyti…!”.
Kujtojmë se Ruçi, gjatë një deklarate për mediat komunikoi se seanca e nesërme nuk do të zhvillohet për shkak të protestës që pritet të zhvillojë opozita duke theksuar se kjo protestë ka indicie që të jetë e dhunshme.
“Duke pasur parasysh informacionet dhe ruajtjen e integritetit të deputetëve të Kuvendit. Të më mirëkuptojnë për të mos zhvilluar seancën parlamentare më datë 21 shkurt 2019. Nuk gjykoj të udhës që një pjesë e deputetëve të jenë brenda sallës dhe një pjesë jashtë saj.”- u shpreh Ruçi.
Statusi i Berishës:
(F.GJ/FAXWEB.AL)