05:55 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

VENDIMI/ Qeveria rrit tarifat për karburantet, përsëri rritje çmimi për qytetarët

17:55 | 19/04/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
VENDIMI/ Qeveria rrit tarifat për karburantet, përsëri rritje çmimi për qytetarët

Shoqëritë e hidrokarbureve: Paguesi fundor i kësaj tarife do të jetë konsumatori, përmes çmimit final të karburantit…

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka rivendosur tarifën e rilicencimit të stacioneve të shitjes së karburanteve në 3 milionë lekë për Tiranën dhe 1 milionë lekë për rrethet. Ky vendim erdhi pasi në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese kishte hedhur poshtë si antikushtetues tarifat e mëparshme prej 5 milionë lekë për Tiranën dhe 2 milionë lekë për rrethet (këto tarifa ishin shumëfishuar në dhjetor 2015, nga përkatësisht 30 mijë dhe 20 mijë lekë).

Kompanitë e hidrokarbureve e kishin kundërshtuar me forcë rivendosjen e kësaj tarife kaq të lartë, së pari me argumentin se ajo është rrëzuar njëherë nga Gjykata Kushtetuese dhe së dyti koncepti i tarifës është për të mbuluar shpenzimet administrative dhe jo për të vjelë të ardhura.

Burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve pohuan se sipas llogaritjeve të para, efekti në çmim do të jetë 6 lekë më litër. “Kjo është një taksë e fshehur dhe do të reflektohet në çmim”, thonë burimet nga shoqata, që nuk duket se e ka më vullnetin për ta çuar sërish në Kushtetuese, por do mjaftohen me reflektimin në çmimin e naftës dhe benzinës.

Sipas Shoqatës, është e paprecedentë që të injorohet në këtë mënyrë pushteti gjyqësor, që e ka quajtur antikushtetuese këtë tarifë, pasi shkel parimet e proporcionalitetit dhe të dyti të vendosen tarifa që janë shumëfish më të larta se shërbimi që jepen, kur koncepti i tarifës është të mbulojë shpenzimet administrative që duhen për ofrimin e këtij shërbimi. Shoqata thotë se në takimet që kanë pasur, qeveria nuk ka argumentuar dot në mënyrë proporcionale se çfarë shpenzon më tepër, që në mënyrë proporcionale të arsyetojë rritjen.

Sipas tyre, paguesi fundor i kësaj tarife do të jetë konsumatori, përmes çmimit final të karburantit.

Kjo taksë përcaktohet me vendim nga Këshilli i Ministrave, por të ardhurat që vijnë prej saj përdoren nga bashkitë, ku ajo e Tiranës është përfituesja më e madhe, për shkak të nivelit të lartë, por edhe përqendrimit të pikave në zonën rreth kryeqytetit.

Tarifa

Në dhjetor të vitit 2015, Këshilli i Ministrave vendosi në mënyrë të papritur dhe pa u diskutuar me grupet e interesit, të shumëfishojë pagesën për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet dhe vajrave lubrifikantë, duke e bërë atë 5 milionë lekë, për Bashkinë e Tiranës, dhe 2 milionë lekë, për bashkitë e tjera. Kjo VKM e dhjetorit 2015 rriti tarifën me 50-fish për Bashkinë e Tiranës dhe 20-fish për bashkitë e tjera. Më parë, tarifat ishin përkatësisht 30 mijë lekë dhe 20 mijë lekë.

Operatorët e çuan vendimin në Kushtetuese dhe më 2 nëntor 2016, Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e grupeve të interesit, duke vendosur shfuqizimin e pikës 9 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”. Gjykata Kushtetuese, me vendimin  86 30/12/2016 e ka quajtur antikushtetues VKM 970 2/12/2015,  me anë të të cilit u shumëfishua tarifa e rimarrjes së lejes së tregtimit.

Gjykata argumentoi se ky veprim është abuziv, tejkalon të drejtën që ligjvënësi i ka dhënë qeverisë dhe kjo është jo proporcionale, pasi kjo tarifë paguhet karshi shërbimit që merr.

Çmimet u rritën ditët e fundit

Aktualisht çmimet e karburanteve në vend luhaten në rreth 170-174 lekë për litër dhe ditët e fundit janë rritur me tre deri në katër lekë për litër, duke bërë që ulja e dy javëve më parë të zgjaste shumë pak. Operatorët pohojnë se ka qenë shtrenjtim i karburantit në tregun ndërkombëtar, ku nafta i kaloi 55 dollarë për fuçi, që ndikoi në këtë lëvizje.

Në këto nivele, Shqipëria hyn në listën e 35 vendeve me çmime më të larta të karburanteve në botë dhe më të shtrenjtën në rajon. Barra e lartë fiskale, ku rreth 60% të çmimit e përbëjnë taksat, është një nga arsyet se pse shqiptarët, që kanë të ardhurat ndër më të ulëtat për frymë në Europë, e paguajnë kaq shtrenjtë arin e zi. /monitor/

 

 

Etiketa: karburantenafta
Pas

”Kisha harruar të mbaja bebe në krahë. Zoti i bekoftë fëmijët!”, Monika Kryemadhi ndan me të gjithë momentin e bukur

Para

Mblidhet Komisioni i Ligjeve për Presidentin, Hysi: S’ka kandidatura

Para
Mblidhet Komisioni i Ligjeve për Presidentin, Hysi: S’ka kandidatura

Mblidhet Komisioni i Ligjeve për Presidentin, Hysi: S’ka kandidatura

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.