09:18 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendimi i qeverisë për varrezat greke, reagon PDIU: E papranueshme, kërkesat greke po avancojnë, ato shqiptare askund

16:26 | 19/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendimi i qeverisë për varrezat greke, reagon PDIU: E papranueshme, kërkesat greke po avancojnë, ato shqiptare askund

Partia për Drejtësi  Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje më vendimin e qeverisë për varrezat greke duke u shprehur se është e papranueshme dhe në praktikën ndërkombëtare, ku për ushtarët e rënë në territorin e një shteti tjetër, ngrihet vetëm një varrezë simbolike.

Ndër të tjera partia me anë të një postimi në rrjete sociale i bën thirrje qeverisë që të mos vazhdojë me varret e ushtarëve pushtues grekë, por të kërkojë ngritjen e varrezave për shqiptarët e Çamërisë.

Reagimi i plotë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndjek me shqetësim faktin që qeveria shqiptare po bën hapa pas në çështjen e varrezave të ushtarëve grekë.

Beteja për ngritjen e varrezave te reja, në kufijtë e fantazmave të Vorio – Epirit është e papranueshme dhe në praktikën ndërkombëtare, ku për ushtarët e rënë në territorin e një shteti tjetër, ngrihet vetëm një varrezë simbolike.

Këtë praktikë Shqipëria e ka aplikuar dhe për varrezat e ushtarëve britanikë apo francezë.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tashmë rezolutën për Çështjen Çame, ku ndër të tjera përfshin dhe ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë si çështje thelbësore e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së jetës.

Kjo është një kërkesë e kahershme e Shoqatës “Çameria” dhe e PDIU-së, madje e biseduar në komisionet mikse në vitet ‘91-’94 .

Ne nuk bëjmë betejë me të vdekurit, por të vdekurit nuk mund e nuk duhet të përdoren nga të gjallët për të plotësuar ambiciet territoriale e për të legjitimuar shovinizmat territorialë.

PDIU i bën thirrje qeverisë që të mos vazhdojë me varret e ushtarëve pushtues grekë, por të kërkojë ngritjen e varrezave për shqiptarët e Çamërisë.

PDIU i kujton qeverisë shqiptare se paketat e deklaruara të bisedimeve, nuk mund të përmbajnë vetëm interesat e Greqisë, por zgjidhjet duhet të bazohen mbi reciprocitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Por, ndërkohë që nuk ka asnjë prononcim mbi bisedimet e Kretës, po shohim avancim të kërkesave greke, pa përparim në kërkesat shqiptare.

PDIU pret me shumë interes zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve në paketë.

Ne jemi shumë të vëmendshëm për Ligjin e Luftës, Marrëveshjen e Ujrave, atë të kufijve tokësorë, të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi, marrëveshjen për sigurimet shoqërore, avancimin e statusit te minoritetit etnik shqiptar për shqiptarët që jetojnë në Çamëri e gjetkë. (M.Q/Faxweb)

Etiketa: pdiuvarrezat greke
Pas

“Çkemi kurvë”, aktorja e bën fansin për një lek me përgjigjen e saj (FOTO)

Para

Bushati takon ambasadorin rus, diskutim mbi marrëdhëniet dypalshe

Para
Bushati takon ambasadorin rus, diskutim mbi marrëdhëniet dypalshe

Bushati takon ambasadorin rus, diskutim mbi marrëdhëniet dypalshe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.