05:59 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendoret/ Sa ishte pjesëmarrja në rang kombëtar në votime? KQZ nxjerr shifrat paraprake, historikisht më e ulëta

21:12 | 14/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendoret/ Sa ishte pjesëmarrja në rang kombëtar në votime? KQZ nxjerr shifrat paraprake, historikisht më e ulëta

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet lokale në të gjithë vendin. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të deklaruara nga kreu i saj Ilirian Celibashi pjesëmarrja në këto votime ishte rreth 34%, më e ulëta historike, me përjashtim të vitit 2019, kur zgjedhjet u bojkotuan nga opozita dhe si rrjedhojë pjesmarrja ishte e ulët, në 22.3%.

Celibashi tha se këto janë të dhëna paraprake rreth 34%, për 3.2 milionë zgjedhës, që kanë raportur, nga 3.56 që është numri total i votuesve.

Përgjatë gjithë ditës, çuditërisht QKZ ka raportuar pjesëmarrjen vetëm nga të dhënat e gjysmës së qendrave të votimit (nga 5213 që janë gjithsej), ndonëse këto ishin zgjedhjet më të kushtueshme për shkak të investimeve në pajisje elektronike.

Nga 3.65 milionë shtetas shqiptarë, që kishin të drejtë vote, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, nëse kjo përqindje do të jetë përfundimtare vlerësohet se në zgjedhjet e sotme kanë votuar vetëm 1.2 milionë persona, sërish numri më i ulët historik, me përjashtim të 2019-s. Në zgjedhjet e përgjithshme 2021 votuan 1.66 milionë persona dhe në zgjedhjet vendore 2015 ishin 1.61 milionë votues.

Që nga vitet 2000, përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore ishte luhatur midis 45-50%, ndërsa në zgjedhjet qendrore ka qenë pak më e lartë, duke e kaluar edhe nivelin e 50%.

Emigrimi i lartë i cili shënoi një rigjallërim vitet e fundit, sidomos në vitin 2022, vlerësohet të jetë një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë pjesëmarrje të ulët në zgjedhje. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, popullsia mbi 18 vjeç, që vlerësohet se jeton në Shqipëri (censi i fundit i përket vitit 2011), ishte 2.23 milionë banorë deri në fund të vitit 2021.

Në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë, numërimi do të jetë elektronik dhe pritet që të përfundojë brenda mbrëmjes të së dielës.

Në Vorë, fitues rezulton kandidati i Patrisë Socialiste dhe në Kamëz fitoi  po kandidati i PS-së dhe në Elbasan fitoi sërish PS-ja./monitor

Burimi: Instituti i Studimeve Politike, KQZ
Pas

Gjasa të mëdha për raund të dytë, opozita akuzon pushtetin në Turqi për një truk me numërimin

Para

PS nis festën për fitoren në Kamëz dhe Vorë, heshtje në selinë blu

Para
PS nis festën për fitoren në Kamëz dhe Vorë, heshtje në selinë blu

PS nis festën për fitoren në Kamëz dhe Vorë, heshtje në selinë blu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.