Prej ditësh është përfolur mundësia e largimit të gazetarit Blendi Fevziu nga Tv Klan drejt Top Channel, madje rrjeti komentoj gjerësisht edhe pagën e tij.
Por duket se gazetari i njohur më në fund e ka marrë një vendim. Ai do të vazhdojë të qëndrojë në Tv Klan minimalisht edhe për 5 vite, shkruan Tv Klan.
Blendi Fevziu është pjesë e këtij televizioni prej më shumë se 20 vjetësh dhe drejton një nga emisionet më të ndjekur në Shqipëri “Opinion”.
Ai kishte deklaruar vetë më parë se vendimi mund të ishte emocional, por ai ka hequr dyshimet dhe do të vijojë të jetë pjesë e Televizionit Klan. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post