Media britanike Sunday Express ka risjellë në vëmendje ditë e sotme përmes një artikulli investigues, dezertimin e 4 ushtarakëve të Forcave të Armatosura rreth 3 vite më parë në Britaninë e Madhe. Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi janë 4 ushtarë të Forcave Komando, që kishin shkuar për një trajnim në Britaninë e Madhe nga Shqipëria, por që kanë qëndruar në Londër, duke mos u kthyer në Shqipëri me pjesën tjetër të grupit.
Prej momentit kur u mësua vendimi i tyre, është bërë shpallja në kërkim e 4 komandove ndërsa ditën e sotme media britanike Sunday Express kanë rapotuar një investigim të detajuar ndërsa kanë publikuar edhe fotot përkatëse të tyre bashkë me 6 persona të tjerë të shpallur në kërkim për krime të rënda si vrasje, prostitucion, plagosje etj.
Më poshtë po sjellim edhe njëherë në vëmendje kronologjinë e ngjarjes, rrëfimet e familjarëve, reagimet e instancave shtetërore dhe hetimet:
Xhelal Ajazi thotë se djali i tij, Renild Ajazi i kishte thënë në telefon në datën 10 tetor për dezertimin dhe se ajo ka qenë telefonata e fundit.
Ai rrëfen se djali shpesh ankohej për pagën e ulët dhe kjo mund të ketë qënë arsyeja e dezertimit.
“Aleksandri ishte më i përgatituri në Ushtri, ka qenë me mision edhe në Afganistan. Djali s’kishte vlerësimin financiar të merituar, merrte 290-315 mijë lekë të vjetra. Ai na ndihmonte edhe neve financiarisht. E dinim që ishte në Angli, por nuk kemi komunikuar. Djali ka bërë një veprim të nxituar e të palogjkshëm. Mendoj se veprimi i tij lidhet me gjendjen ekonomike. Lajmin e kemi mesuar nga te njohurit tane ne Angli”, është shprehur ai.
“Folëm në telefon në datë 10 tetor me djalin dhe kjo ka qenë telefonata e fundit. Djali na tha se ishte është mirë. Ai jetonte me qira në Tiranë dhe është hera e parë që del jashtë shtetit. Djali na ankohej shpesh për pagën e ulët”– tha Xhelal Ajazi dhe shton: “Kam qene vete pjese e ushtrisë, djali ka berë një veprim te nxituar”.
“The Sun”
“The Sun” i ka kushtuar një shkrimin dezertimit të 4 komandove shqiptare në Angli.
Prestigjozja britanike, sjell detaje rreth trajnimit që ata po kryenin si dhe kushtet në të cilat punojnë ushtarakët në vendin tonë.
Mes të tjerash “The Sun” shkruan se 4 komandot të cilët u zhdukën në një mision trajnues në Britani, dyshohet se po fshihen.
“Ata ishin në mesin e 11 shqiptarëve të trajnimit të NATO-s në Uellsin qendror, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë natën e fundit në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes.
Një burim tha: Ata duhet të ishin kthyer në bazë dhe të fluturonin mbrapsht për në Shqipëri ditën e nesërme,” shkruhet në shkrim.
“The Sun” shkruan se katër komandot që dezertuan misionin e FA në Londër, e tashmë janë në arrati, mund të fshihen afër komunitetit shqiptar.
“Por komandot e identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksandër Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mendohet të jenë pranë komunitetit shqiptar”, shkruan “The Sun”.
Kurse një burim ushtarak në Tiranë tha për “The Sun”: “Zyrtarët më të lartë janë tërbuar. Familjet e të zhdukurve janë marrë në pyetje dhe ka nisur hetimi në Britani dhe Shqipëri”.
Ndërkohë përmendet edhe Ministria e Mbrojtjes, ku thuhet se ky institucion ka nisur një hetim për ta.
The Sun nënvizon se Reni Ajazi, Ylber Kotori, Aleksandër Shkulalu dhe Kleviz Lamaj, rrezikojnë të dënohen deri në 5 vite burg.
Gazeta shkruan se shqiptarët e zhdukur janë veteranë të Afganistanit dhe fitonin 220 sterlina në muaj në Shqipëri.
Ministria e Mbrojtjes denoncon 4 ushtarakët:
Katër ushtarakë janë denoncuar në Prokurori për dezertim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes thotë se në momentin kur është konstatuar se ushtarakët nuk janë kthyer janë njoftuar autoritetet britanike. Më tej është bërë njoftimi në prokurori.
Denoncimi i Ministrisë së Mbrojtjes është bërë në seksionin ushtarak të Prokurorisë së kryeqytetit rreth një muaj pas dezertimit ndërsa lajmi kishte mbetur i fshehtë për mediat .
Dezertimi i 4 ushtarakëve, Dritan Demiraj u kujton himnin dhe ka një apel për ta
Ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj në lidhje me dezertimin e 4 ushtarakëve të trupave Komando, të cilët nuk janë kthyer në në atdhe pas një trajnimi në Angli.
Ai u kujton atyre himnin e flamurit dhe iu bën apel të kthehen në athdhe, ndërsa veprimin e tyre e konsideron të papranueshëm dhe të patolerueshëm.
REAGIMI I PLOTË:
Të dashur miq, kolegë!
Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por që nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit.
Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshëm dhe papranueshëm dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.
Megjithëse e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punës janë të nivelit të ulët, (dhe kjo jo vetëm tani) përsëri këtë veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as këto kushte, pasi ushtarakët kanë bërë betimin në Flamur.
Të dashur kolegë!
Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe meritojmë respekt brenda dhe jashtë vendit….
Në himnin tonë Kombëtar ka një varg të bukur që thotë:
“Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.
Me qëllimin që ti qëndrojmë besnik këtij betimi, i bëj thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe.
Ish- shefi Shërbimit të Ushtrisë Ylli Zyla shpjegon arsyet e dezertimit:
Ai ka folur në lidhje me dezertimin e katër ushtarëve në Britaninë e Madhe duke thënë se kjo ndodhë për shkak të kushteve në të cilat ndodhet sot Forcat e Armatosura.
“Ne jemi i vetmi vend i NATOS që ushtarët trajtohen në këtë mënyrë. Fjala dezertim nuk është pjesë e fjalorit të një vendi që është pjesë e NATO-s, unë e konisderoj këtë një braktisje të detyrës, po kjo i takon Prokurorisë dhe Gjykatës. Secili prej atyre ushtarëve do të mbajë përgjegjësi personale. Veprimi i tyre është i dënueshëm. Mund të dënohen nga gjobë deri në disa muaj burg.
Ka me dhjetra raste ku ushtarët kanë braktisur detyrën dhe qindra raste të tjera kërkesa që duan të ikin nga FA. Mjafton të shohësh Buxhetin që është për këto forca që të kuptohet mënyra sesi trajtohen ushtarakët në vendin tonë. E gjithë struktura. Forcat e armatosura duhet të ndryshojnë strukturë. Unë e shoh si dështim atë çka po ndodh me forcat e armatosura. Nuk po mbështeten njerëzit që punojnë, që janë ekspertët. Nëse qeveria nuk merr masat, dhe nuk e çon trajtimin e tyre të paktën në nivelin mesatar.
Ka qenë viti 2008, kur personi mbeti jashtë vendit, di që është çuar për ndjekje penale dhe është dënuar në mungesë. Ka gjetur një punë në Kanada. Vendet më të lakmuara kanë qenë Kanadaja dhe Britania. Rasti më i fundit që mbaj mend është pikërisht 2008 dhe u rikthyem sërish te fjala dezertim.
Forcat e armatosura duhet që të trajtohen me dinjitet. Ti trajtosh pa dinjitet është që ta paguash atë me më pak se 250 euro”, u shpreh Zyla në Fax News.
Dezertimi i katër komandove, Rama ”lan fytyrën” me lidhje ”Live” nga Afganistani
Pas dezertimit nga ana e katër komandove shqiptarë në Britaninë e Madhe, kryeministri Rama ‘’si për të larë” fytyrën ka pasur një lidhje ‘’Live” me trupën shqiptare të ushtarakëve që ndodhen në Afganistan. Bashkë me ta ka qenë edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Dhe s’është për t’u çuditur aspak sesi asnjë prej tyre nuk shprehën shqetësimet as në lidhje me kushtet e punës dhe as në lidhje me pagat. Normal që komplesohesh kur ke përballë kryeministrin dhe në krah Ministren nga e cila varesh.
Gjatë këtij takimi për asnjë moment nuk u përmend skandali me katër ushtarët, dhe me dhjetra raste të tjera që nuk janë bërë publike në media.
“Në çdo takim, komunikim me përfaqësues të Aleancës dëgjojmë me krenari fjalët më të mira dhe përshkrimin më dinjitoz për të gjithë praninë dhe veprimtarinë tuaj atje dhe jemi shumë mirënjohës dhe krenarë për të”-tha Rama, para komandove.
Komandantët dhe përfaqësuesit e FA atje kanë shprehur falënderimet për Ramën, por ky i fundit u është lutur të mos e bëjnë.
“Jam unë që duhet tu falënderoj, do të donim të bënim më shumë dhe më shumë do të bëjmë, se mundësitë falë reformave shkojnë duke u rritur, por fakti është që ajo cfarë ju bëni nuk ka të paguar për dinjitetin e vendt tonë dhe nderin e flamurit tonë, ju lutem mos më falënderoni, faleminderit për të gjithë ju, familjet dhe fëmijët që jetojnë të ndarë prej jush”- tha Rama.
Gjatë fjalës përshendetëse një nga përfaqësuesit e FA theksoi: “Komandanti që ka ikur ishte i mirë, ai që ka ardhur edhe më i mirë”, duke uruar ish-ministren Kodheli.
Pas tij ka replikuar Rama: ‘Një gabim bëre, jo komandanti por komandantja, sipas meje jeni brez me fat se kaloni nga komandantja te komandantja”- tha ai, duke këshilluar ministren Xhacka t’u organizojë atje takimin fes Dezertimi i katër komandove,
”The Sun” zbulon se ku fshihentiv që ata meritojnë.
Lajmi i katër komandove shqiptarë që dezertuan në Britaninë e Madhe ka pasur një bujë të madhe mediatike jo vetëm në vendin tonë por edhe në Britani.
Kështu “The Sun”, duke iu referuar dezertimit të tyre, shkon edhe më tej, duke zbuluar vendin se ku katër ushatarët mund të fshihen.
Sipas medias britanike Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi, janë duke u strehuar pranë komunitetit shqiptar në Britani. “The Sun”, shkon më tej duke shpjeguar edhe faktin se ushtarët i presin pesë vite burg në Shqipëri në rast se arrestohen.
“Ushtrimi, i drejtuar nga brigada e 160-të e këmbësorisë dhe selia e Uellsit në Breçan, kishte 139 skuadra nga e gjithë bota, ku konkuruan në sfida. Ata përfshinin një marshim prej 60 km përgjatë Maleve të Zeza”, thuhet më tej në artikull.
Më poshtë është lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar ku gjenden edhe emrat e 4 ushtarakëve:
1-Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje.
2-Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë 2 persona në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje.
3-Hektor Mahmutaj, 44 vjeç.
4-Renild Ajazi, 27 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
5-Klevis Lamkaj, 23 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
6-Ylber Kotri ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
7-Aleksander Shkulaku ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
8-Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç ish-shef i inteligjencës shqiptare.
9-Hysni Sokolaj, 47 vjeç i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli.
10-Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje.
Por çfarë ndodhi me ushtarët e Forcave të Armatosura?
Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes ishte përzgjedhur një grup prej 12 ushtarakësh “Për pjesëmarrjen e personelit ushtarak të Forcës Tokësore ne stërvitjen “Cambrian Patrol 17” në Ëells-Mbretëria e Bashkuar, për periudhën 04.10.2017 – 16.10.2017.
Të katër këta ushtarakë, pasi kanë përfunduar stërvitjen më datë 17 janë akomoduar në një bazë ushtarake duke lëvizur nga Uellsi drejt Londrës dhe në dt.18 tetor 2017 do të udhëtonin drejt Tiranës.
Të njëjtin itinerar ka ndjekur dhe ushtari tjetër Aleksandër Shkulaku, i cili pasi është akomoduar në bazën ushtarake “Hyde Park Barracks”, efektivi ushtarak po në dt.17.10.2017, ka vizituar pika të ndryshme historike e kulturore të qytetit të Londrës.
Në datën 18 tetor 2017 ora 08:00 është vënë re mungesa e tij, si dhe e tre ushtarëve të tjerë, të cilët dhe pse janë kontaktuar disa herë në telefon nga togeri Roland Poçi ata nuk janë përgjigjur, duke mos u kthyer me grupin që ishin nisur nga Tirana. Nga verifikimet në sistemin Tims ka rezultuar se këta ushtarakë të marrë të pandehur për akuzën ‘dezertim’ kanë dalë nga Shqipëria më 4 tetor 2017 ora 20:45 minuta me destinacion Londrën dhe nga ajo ditë nuk janë kthyer në mënyrë legale në Shqipëri.
Ministria e Mbrojtjes tha në atë kohë se në momentin kur është konstatuar se ushtarakët nuk janë kthyer, janë njoftuar autoritetet britanike. Më tej është bërë kallëzimi në prokurori.
Në Maj të 2018 Ylber Tokrri është dënuar me 3 muaj burg në mungesë, Aleksandër Shkulaku me 6 muaj burg, ndërsa procesi u pezullua për ushtarin Renild Ajazi dhe për ushtarin Klevi Lamkaj.
DEZERTIMI
Trajnimin disajavor në Britaninë e Madhe, si pjesë- marrës të një prej programeve që ka Ministria e Mbrojtjes, 4 ushtarët të Forcave Komando e kanë shfrytëzuar si një mundësi për të qëndruar në Londër. Kohët e fundit, Anglia është kthyer në një prej destinacioneve më të dëshiruara të shtetasve shqiptarë, të cilët përdorin çdo formë, kryesisht ilegale, për të shkuar atje.
Por për ushtarakët dezertorë, ky duket se ka qenë rasti ideal për të qëndruar në vendin e preferuar pavarësisht se kjo ka shënuar një precedent të padëgjuar më parë i cili edhe hapi polemika të shumta ndërsa mediat botërore nuk e anashkaluan si lajm.
Pasi ka përfunduar programi trajnues dhe ka ardhur data e kthimit për në Shqipëri, ata nuk i janë bashkuar grupit në aeroport. Fillimisht është dyshuar për ndonjë vonesë rastësore, por më vonë është mësuar se vonesa e tyre në fakt kishte qenë e qëllimshme.
Pas mbërritjes në Tiranë të grupit të ushtarakëve që ishin trajnuar në Britaninë e Madhe, është mësuar edhe zyrtarisht se 4 efektivët kishin dezertuar, duke iu shmangur në këtë formë shërbimit ushtarak. Kjo përbën vepër penale dhe parashikohet në Nenin 33 të Kodit Penal Ushtarak.
Në trajnimin në të cilin 4 komandot morën pjesë, i drejtuar nga brigada e 160-të e këmbësorisë dhe selia e Uellsit në Breco, konkurronin po ashtu edhe 39 skuadra nga e gjithë bota. Ata përfshinin një marshim prej 60 km përgjatë Malit të Zi.
Shqiptarët e arratisur, veteranë të cilët kanë qenë pjesë e luftës në Afganistan, ishin pjesë e komandove elitë, dhe fitonin rreth 220 paund në muaj, shkruan britanikja
(F.GJ/FAXWEB.AL)