Pas aksidentit në Vlorë, ku 18 vjeçari Kristi Panajoti humbi jetën në rrugën e Lungomares firma që ka kryer punimet në rrugë ka reaguar. Pas disa ditësh në rrugë më në fund është vendosur sinjalistika që paralajmëron punimet në rrugë. Firma është akuzuar drejtpërdrejt nga familjarët si shkaktare e aksidentit.
![lungo1](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2016/11/lungo1.jpg)
Në vendin e ngjarjes është kryer rrethimi dhe po ashtu firma ka devijuar trafikun duke mos lënë asnjë mjet të kalojë drejt “gropës së vdekjes”, ku humbi jetën 18-vjeçari. Ndërsa shoku i tij Petraq Beja që drejtonte automjetin BMË X6 pritet të dalë para gjykatës ditën e martë për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Shpresojmë që kjo ngjarje të shërbejë si një ndërgjegjësim për të gjithë ndërtuesit e firmave në mënyrë të tillë që të shmangen sa më shumë jetë të humbura.