Autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në një hotel në Theth është Frederik Paplekaj.
Policia e Shkodrës shprehet se autori i ngjarjes u vu në pranga pas tre orësh. Ai u arrestua, në kushte të vështira moti, mes reshjeve të dendura të borës.
“Vendosi lëndë plasëse në derën e një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh pas ngjarjes identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Kapja e tij u bë në kushte të vështira si pasojë e reshjeve të dëborës.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Theth”, në derën e marketit së shtetasve Ç. B., dhe A.B., është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.