Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të presë në orën 12:00 në Institucionin e Presidencës delegacionin e “Komisionit të Venecias”.
Anëtarët e këtij komisioni pritet që të japin opinion e tyre lidhur me shkarkimin e presidentit Meta, nëse ai ka shkelur kushtetutën në rastin e ç’dekretimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Delegacioni i Venecias që ka mbërritur në vendin tonë udhëhiqet nga Kaarlo TUORI nga Finlanda, anëtar i Komisionit të Venecias.
Antarët e tjerë janë Grainne MCMORROW nga Irlanda, Schnutz Rudolf DÜRR, kreu divizionit për Çështjet Kushtetuese si dhe Thomas MARKERT, sekretar pranë këtij Komisoni.
Takimet e tyre nisën mëngjesin e sotëm me dy përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha, vijuan më pas me takimin me anëtarët e opozitës së re, dhe do të vijojnë më tej me takime me kryeministrin Rama dhe me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj si dhe me drejtues të KQZ-së dhe Policisë.
(E.K/Faxweb.al)