Izet Haxhia ka dhënë për të katërmbëdhjetën ditë me radhë deponimet e tij në prokurorinë e krimeve të rënda kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një deklarate të bërë per Faxweb.al nga avokati Idajet Beqiraj, Haxhia ka dhënë detaje lidhur me 28 vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
‘’Ndër krimet e rënda të kryera prej të kallëzurit Sali Berisha, si protagonisti kryesor në rolin e ideatorit, frymëzuesit dhe hedhësit në veprim dhe që deponimet janë përfunduar plotësisht, për t’i hapur tashmë rrugën konkretizimit të akuzave dhe përcaktimit të dëshmitarëve që do t’i provojnë ato, janë:
Vendosja e bombës te Fondacioni Soros; Vendosja e bombës në lokalin e ish deputetit socialist Lush Përpali, e cila shkatoi dëme të mëdha dhe plagosjen e mbi 7 personave; Vrasja e policit me origjinë nga Mallakastra te Hotel Rogner; Dërgimi te Banda e Gaxhait në Vlorë të armëve të sofistikuara, të armëve snajper, të makinës së blinduara të Bankës si dhe dërgimi i automjetit të blinduar “Croma” të ish Zëvëndës Ministrit të Brendshëm Agim Shehu, me qëllimin e vrasjeve dhe nënshtrimit pa kushte të popullit në Vlorë”, deklaron Beqiraj.
Deklarata e plotë e avokatit të Haxhisë:
Dita e katërbëdhjetë e deponimeve të Izet Haxhisë kundër grupit të strukturar kriminal të udhëhequr nga Sali Berisha. Izet Haxhiaj po vazhdon deponimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kundër grupit të strukturar kriminal që ka udhëhequr Sali Berisha. Kjo është dita e katërmbëdhjetë e deponimeve. Autoritetet hetimore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pohojnë se në të gjithë historinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar e deri më sot, është hera e parë që kemi deklarime për kaq shumë krime të kryera dhe përsona të implikuar në to.
Po mbushet një dosje e madhe vetëm me deklarime të Izet Haxhisë. Në ditën e 14-të të deponimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda numuri i krimeve që Izet Haxhiaj i atribuon Sali Berishës dhe Grupit të tij të strukturuar kriminal ka aritur në 28 vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Janë disa dhjetra persona që kanë luajtur role të ndryshme në kryerjen e këtyre krimeve, apo që janë dëshmitarë okularë dhe që do të thirren nga organi i akuzës pasi të përfundojdeponimet e tij Izet Haxhiaj.
Ndër krimet e rënda të kryera prej të kallëzurit Sali Berisha, si protagonisti kryesor në rolin e ideatorit, frymëzuesit dhe hedhësit në veprim dhe që deponimet janë përfunduar plotësisht, për t’i hapur tashmë rrugën konkretizimit të akuzave dhe përcaktimit të dëshmitarëve që do t’i provojnë ato, janë: Vendosja e bombës te Fondacioni Soros; Vendosja e bombës në lokalin e ish deputetit socialist Lush Përpali, e cila shkatoi dëme të mëdha dhe plagosjen e mbi 7 personave; Vrasja e policit me origjinë nga Mallakastra te Hotel Rogner; Dërgimi te Banda e Gaxhait në Vlorë të armëve të sofistikuara, të armëve snajper, të makinës së blinduara të Bankës si dhe dërgimi i automjetit të blinduar “Croma” të ish Zëvëndës Ministrit të Brendshëm Agim Shehu, me qëllimin e vrasjeve dhe nënshtrimit pa kushte të popullit në Vlorë.
Këto dosje tashmë konsiderohen “të kopsitura” mirë pasi janë të gatshme për të formësuar akuzat përkatëse, personat që dotë merren të pandehur si dhe dëshmitarët që kanë dijeni për këto krime të kryera dhe do të bëjnë deklarimet e tyre… Në vijim të ditëve pasardhëse do japim çdo dosje të bërë gati për ngritjen e akuzave ndaj Berishës dhe Grupit të tij të strukturave kriminal… Avokati i Izet Haxhisë Idajet Beqiri
(E.K/Faxweb.al)