17:46 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendosja e gërmave të Teatrit, Goci: Paratë u mblodhën për 48 orë, i hapet rrugë rikonstruksionit!

10:34 | 08/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendosja e gërmave të Teatrit, Goci: Paratë u mblodhën për 48 orë, i hapet rrugë rikonstruksionit!

Pasditen e djeshme artistët dhe aktivistët që mbrojnë kauzën e Teatrit, vendosën në ballinën e godinës gërmat e hequra në mëyrë të fshehtë nga ana e punonjësve të Bashkisë. I ftuar në studion e lajmeve të Fax News, aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci tha se paratë për gërmat ishin mbledhur në një kohë shumë të shkurtër, dhe se kishte pasur interes shumë të madh nga qytetarë dhe shqiptarë të diasporës.

“Ishte një protest që u arrit me sukses, e shihja që dje në profilin tim çdo dy tre njerëz kishin postuar foto nga teatri. Vetëm unë kam mbledhur rreth 1 mijë euro, ku qytetarët më shkruanin në privat që donin të jepnin kountributin e tyre. Për 48 orë u mblodhën rreth 1 milionë lekë, vendosëm që të paguante secili jo më shumë se 5 mijë lekë të vjetra në mënyrë që të shmangej pabarazia. Ne na takon që ta çojmë përpara këta nismë, nuk e imagjinoni dot se çfarë interesi ka”, u shpreh Goci.

Duke qenë se kjo ishte nisma e parë për mbledhjen e parave, Goci u shpreh se shumë shpejt mund të nisë mbledhja e fondeve për rikonstruktimin e godinës së TK.

“Njerëzit janë gati që të kountribojnë nga xhepi i tyre për këtë kauzë, reaksioni ishte i paparë. Tani jemi në një fazë të re, ata nuk e prekin dot më Teatrin, ka një bërthamë artistësh me integritet që kanë investuar të gjithë asetet e tyre intelektuale. Tashmë kërkojmë që të arrihet rikonstruksioni, që dreqi ta hajë ta çojmë një kauzë deri në fund. Ne nuk bëjmë shaka duke mbledhur paratë e njerëzve, nuk jemi një grup të eksituarish që të marrim paratë. Kur të nisim fushatën, duhet të kemi diçka të strukturuar, dhe do e shtrijmë edhe në diasporë.

Ligji i trashëgimisë të lejon që fondacione të caktuara të marrin në përdorim asete publike, për vendosjen e shkronjave ne nuk i kemi marrë leje kujt, pasi nuk presim që të nxjerr ligj kjo qeveri, që në fakt kërkon shembjen e Teatrit. Gjasat janë që kjo qeveri të mos jetë gjatë, dhe ne do të nisim diskutimet me ata që janë në radhë. I jap kredite opozitës që e ka mbështetur këtë kauzë, dhe padiskutim me këtë akt ata i kanë bërë një shërbim imazhit të tyre publik. Po kjo është një kauzë e filluar nga rrënja, nga vetë aktorët.

Heqja e gërmave është një lëpirje e administratorit të Bashkisë së Tiranës, ndaj shefit të tij, për ti thënë që ne jemi gjallë. Ne i kemi thënë dhe policisë private, që ata nuk e ruajnë dot godinën, sa kohë që gërmat u hoqën natën”, u shpreh Goci.

Ndërkohë që pedagogu komentoi edhe përplasjen mes ministres së Arsimit Besa Shahini dhe rektorit Mynyr Koni, teksa tha se shkarkimi i tij ishte i paligjshëm, dhe argumentimi ligjor i presidentit ishte për t’u përshëndetur.

“Është e trishtueshme që të kuptosh se çfarë ka ndodhur me Universitetin e Tiranës në një dekret, shumë gjëra nga argumentimi ligjor i presidencës as unë vetë nuk isha në dijeni. Nuk ka asnjë diskjutim që në këtë rast UT ka problematika që mund të zgjidhen pa ndërhyrjen e ministrisë. Rektori është legjitim sa kohë që është zgjedhur nga votat e pedagogëve dhe studentëve. Ministrja jo vetëm që e pezulloi, po i gjeti dhe zëvendësin. Janë miliona euro prona të Universitetit të Tiranës që këta duan që ti shtijnë në dorë. Është lajm shumë i mirë që rektori është aty në zyrën e tij, pasi është bërë  barrier për këtë plan”, u shpreh Goci.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Ervin Gocigoci ne fax newsRIVENDOSJA E GERMAVE
Pas

“Edi Rama u refuzua nga BE” të rinjtë e FRPD dhe LRI protestojnë me karton të kuq para Parlamentit

Para

Kujtim Gjuzi ”vë në presion” të fortë Edi Ramën, i shpall sfidë të hapur pas marrjes së mandatit (Fotot)

Para
Kujtim Gjuzi ”vë në presion” të fortë Edi Ramën, i shpall sfidë të hapur pas marrjes së mandatit (Fotot)

Kujtim Gjuzi ''vë në presion" të fortë Edi Ramën, i shpall sfidë të hapur pas marrjes së mandatit (Fotot)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

Siri/ Beduinët rrethojnë Sweidën, mijëra luftëtarë janë jashtë qytetit Druze

Zjarr në Pogradec, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë plot me gozhda

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Papa Leoni XIV bisedon me Netanyahun pas sulmit ndaj Kishës Katolike në Gaza: Të mbrohen vendet e shenjta, të ndalet lufta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.