08:57 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vendosja e TVSH-së për bizneset e vogla, Ngjela: Do ketë masa të tjera zhvatëse, ja pse

20:39 | 11/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendosja e TVSH-së për bizneset e vogla, Ngjela: Do ketë masa të tjera zhvatëse, ja pse

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të vendosur TVSH-në edhe tek bizneset e vogla.

Sipas Ngjelës Rama po e bën këtë për të forcuar pushtetin e tij personal por edhe se ka embargo nga Perëndimi për shkak të bllokimit që po i bën reformës në drejtësi.

Ngjela shkruan se do të ketë masa të tjera zhvatëse për të varfëruar edhe më tepër shqiptarët. Duke e quajtur “pafille”, Ngjela shkruan se Rama e ka të humbur këtë betejë me Ëashingtonin.

REAGIMI:

A e kuptoni marrëzinë Rama për gjeneralizimin e TVSH- së.

Të gjitha llojet e biznesit duhet të paguajnë TVSH!
E dini pse?
Për të mbajtur pushtetin e tij personal duke zhytur edhe më thellë varfërinë shqiptare; sepse kjo menjëherë do të ngrerë çmimet; se TVSH-në nuk e paguan kapitali, por blerësit.
Dhe, a e dinë pse e ndërmerr këtë masë groteske dhe të ligë kundër të gjithë shqiptarëve ky?
Sepse është në embargo nga Perëndimi.
Dhe, a e dini Pse?
Sepse është kundër Reformës në Drejtësi dhe ajo e kap si të korruptuar.
Po nuk është vetëm TVSH-ja. Ka edhe masa të tjera zhvatëse.
Ja ky është kryeministri që keni; por është i lig, por naiv. Asgjë nuk do të arrijë: do rrëzohet nga mungesa e parasë sikurse edhe Ramiz Alia.
Një psikologji kanë këta kuqalashë makabër. Dhe njësoj rrëzohen: nga varfëria ekstreme që iu imponojnë popullit në favor të pushtetit të tyre.
I.
Vërtet mendoni që mund të mbijetojë nga një embargo perëndimore një mësues i thjeshtë vizatimi që urren këpucët klasike dhe demokracinë?
Pse çfarë e dini Enver Hoxhën ju, gjeni siç thotë Rama? Jo mo jo, thjesht një gjimnazit mediokër që çoi shqiptarët në mjerim se vetë atë e kapi reforma antistaliniane për krimet që kishte kryer. Nuk donte të përgjigjej, dhe e morri Shqipërinë dhe e degdisi në Kinë.
Kurse mësuesin e vizatimit e kap Reforma në Drejtësi në tre regjistra: vetë, familjen dhe shokët e tij të pasuruar nga ai vetë.
Më gjithë mend e ka ky pafille se mund të mundë Uashingtonin dhe Berlinin, në vendosjen e moralitetit në qeverisjen shqiptare kur këta kanë shqiptarët me vete!
Është i humbur… E kujtoi politikën dhe pushtetin një telajo kanavace ku mund të zhgarravitë çfarë të dojë, dhe të kënaqet me zhgarravinat e tij.
Jo, zotëri! Ke hyrë në një rregjistër të rrezikshëm, njëlloj si mjeku modest Sali Berisha që mendoi se më pushtet mund të bëhej milioner, madje mundësisht që të shpërbëjë edhe Shqipërinë.
II.
Asgjë nuk do arrish duke varfëruar popullin me marrëzinë tënde për të mbajtur një pushtet që nuk e di as vetë se përse e do, kur nuk di të bësh asgjë – kjo i thuhet këtij Kryeministri veshur me atlete.
Masa tjetër varfëruese e tij kundër shqiptarëve është rritja pa fre e borxhit, dhe kërkon të dëbojë FMN- në nga Shqipëria që të zhvasë popullin e varfër shqiptar.
Asgjë nuk arrin dot. Se do t’i thellohet embargoja perëndimore. Ku di ky injorant se ç’është Amerika!
Kjo është një kohë që nuk çahet dot. Dhe si e sollën punët rranë në humnerë me të njëjtin kamion, edhe Berisha edhe Rama.
Komedi ishte, sigurisht, por aktorët e luajtën me makabritet maksimal deri në minutën e fundit.
Ramiz Alia, mendoi të rrinte në pushtet me tufëzat dhe arrëzat, dhe iku pa kuptuar asgjë.
Ramë ziu kërkon të rrijë në pushtet me embargo perëndimore, duke zhvatur dhe varfëruar popullin me borxh publik, me taksa absurde, me gjoba… se s’ka para të japë as rrogat. Turp!

(B.H/Shuplaka)

Etiketa: Spartak Ngjela
Pas

Meta takon Ministrin e Jashtëm të Finlandës: BE të përcaktojë një perspektivë të qartë për Kosovën

Para

TVSH për biznesin e vogël, Lazimi: Do rrezikonte falimentim e tyre, shuplakë për ekonominë shqiptare

Para
TVSH për biznesin e vogël, Lazimi: Do rrezikonte falimentim e tyre, shuplakë për ekonominë shqiptare

TVSH për biznesin e vogël, Lazimi: Do rrezikonte falimentim e tyre, shuplakë për ekonominë shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar në Greqi

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Sot seancë plenare në Kosovë, tentativa e 20 për konstituimin e Kuvendit

FMN: Rritja ekonomike 4% në Kosovë, inflacioni 2.25% gjatë vitit 2025

Nxorri armën dhe e qëlloi në fytyrë/ Arrestohet autori i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi! Cilat janë pistat ku po heton policia

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Harta e divorceve, shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.