Ka ndërruar jetë sot në moshën 87 vjeçare anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (AMSHA), akademik Bllazhe Ristovski.
Një kohë të gjatë ka drejtuar Institutet e folklorit dhe më pas të historisë. Në vitin 1991-1992 ishte nënkryetar i Qeverisë së parë pas pavarësimit të vendit nga ish-Jugosllavia. Më pas kalon si anëtar i ASHAM.
Në enciklopedinë e vitit 2009-të, shqiptarët ishin quajtur barbarë të cilët vinin nga malet e veriut të Shqipërisë dhe uzurponin tokat maqedonase gjatë shekullit VII.
“Prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishte nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë”, shkruante ndër të tjerat në enciklopedinë maqedonase, ky kryeredaktor ishte Ristovski.
Kuvendi i Akademisë atëkohë shkarkoi redaksinë për hartimin e Enciklopedisë dhe gjithashtu kishte vendosur ndalimin e shitjes së 1,500 ekzemplarëve të enciklopedisë kontestuese. (B.H/fAXWEB)