Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka publikuar qëndrimin e tij për Draft-Opinionin e Komisionit të Venecias, ku mes të tjerave shprehet se vendimi i tij për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit është marrë duke vendosur së pari interesin kombëtar.
Për të folur për këtë temë dhe jo vetëm, në studion e FaxNews është nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.
Petrit Vasili shprehet Meta e ka vlerësuar ndihmën e herë pas hershme të Komisionit të Venecias. Vasili thotë se Komisioni i Venecias ka rrëshkitur në disa opinione.
Nënkryetari i LSI-së thekson se Venecia ka rënë nën nivelin e Ramizë Alisë. Vasili shton se vendimin e Metës për 30 qershorin e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese.
Gjithashtu, nënkryetari i LSI-së foli edhe 5 pikat e vendosura nga PD për reformën zgjedhore. Më tej, Vasili foli edhe për foton Rama-Obama, të cilën e konsideron turp dhe shprehet se kryeministri jeton në një gënjeshtër.
“Venecia erdhi me një komision faktmbledhës, dhe në fund dha mendimin e saj. Opinioni i Venecias është i çekuilibruar. Venecia ka rënë nën nivelin e Ramizë Alisë. Vendimin e Metës për 30 qershorin e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Nuk e gjykon as Venecia dhe askush. Edhe ish-presidenti Bujar Nishani i shtyu zgjedhjet nga 18 në 25 qershor, dhe këta u zgjodhën me zgjedhje të shtyra. Por nuk janë dakort kur Presidenti aktual të shtyjë votimet.”
Vasili shprehet se Rama është njeriu i fundit që mund të bëjë zgjedhje, pasi ky vetëm i vjedh zgjedhjet
“Ky njeri është i sëmurë psiqik. Nuk është se ka qënë ndonjëherë mirë. Vendi është në krizë. Nuk e thotë më PD-ja por Bundanstagu. Rama s’bën asgjë për të dal nga kriza. Nuk flet dot më ky njeri për zgjedhjet. Zgjedhjet që bëri në 30 qershor, e çuan vendin në krizë. Rama është njeriu i fundit që mund të bëjë zgjedhje, pasi ky vetëm i vjedh zgjedhjet.”
Gjithashtu, Petrit Vasili ka folur edhe për foton Rama-Obama, ku shprehet se kryeministri jeton në një gënjeshtër.
“Është një turp i padëgjuar. Këtë turp e ka kryer Rama. Rama është një ordiner. Ka jetuar gjithmonë në gënjëeshtra dhe duke menduar se një foto me Obamën do ta bënte të besuar. Ky la vendin në kushte ekstreme dhe shkoi në New York. Por i dolën huq takimet. Vetëm bëri një foto,” shprehet Vasili
(K.H/Faxweb.al)