05:41 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Venecia” për Presidentin, flet Monika Kryemadhi: Ka individë që kanë fluturuar nga Tirana drejt Strasburgut

16:55 | 07/10/2019
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Po negociojmë me ndërkombëtarët’, Kryemadhi: E kam këshilluar Bashën, të jem si ai që sot futem në zgjedhje me Ramën

Duke mos dashur të komentojë as raportin paraprak të komisionit të Venecias dhe as deklaratat e presidentit të republikës, Ilir Meta kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se Venecia duhet të tregojë nenin që ka shkelur presidenti. Ajo gjithashtu tha se presidenti nuk ka ndryshuar qëndrimi në lidhje me raportin e Venecias.

Duke folur pak për Presidentin e Republikës, ju e njihni Ilir Metën si në aspektin personal edhe në atë politik. Pak kohë më parë në një intervistë televizive ai deklaroi se nëse Komisioni i Venecias do të konstatonte në shkelje kushtetuese në vendimin e tij për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, ai do të dorëhiqej. Ndërkohë pak ditë më pas deklaroi se Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencat e tij me opinionin e dhënë. Në gjykimin tuaj çfarë ka ndryshuar?

Unë do t’iu korrigjoj ju. Ilir Meta nuk ka ndryshuar absolutisht, por faktikisht ju jeni viktimat e makinerisë së propagandës së Edi Ramës. Po ta shikoni në ligjëratë të drejtë zoti Meta ka thënë: “Nëse Komisioni i Venecias më bind që unë kam shkelur Kushtetutën.” Nuk jam këtu për të komentuar Komisionin e Venecias, as për të komentuar Presidentin e Republikës, unë do të dëshiroja që Komisioni i Venecias të më tregonte nenin që ka tejkaluar kompetencën Presidenti i Republikës dhe të më tregonte dhe nenin, qoftë në Kushtetutë, ose në Kod Zgjedhor, se kush është institucioni që vendos datën e zgjedhjeve. Me kaq do të isha më se e kënaqur, mjaftojnë këto dy pika. Tashmë po të hyjmë nëprocesin që Komisioni i Venecias flet për zgjedhjet e 30 qershorit, unë nuk besoj që Parlamenti dhe zoti Ruçi kanë drejtuar pyetje për ta pyetur për zgjedhjet e 30 qershorit.
Unë do të dëshiroja që të mos merreshim fare me këtë gjë, sepse po të hyjmë dhe tëdiskutojmë në të gjithë investigimin të gjithë kësaj situate, do të na dali qëlobime të ndryshme, apo edhe fluturime të ndryshme nga Tirana drejt Strasburgut kanë qenë të individëve të caktuar, apo edhe të grupeve të caktuara të interesit. Mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ata që e kanë bërë një iniciativë të tillë, sepse duke krijuar një raport as mish as peshk mund të mendojnë që mund të mbajnë një lloj balance. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për balancë dhe të jeni të bindur që pozicionimet e Presidentit të Republikës, që për mua shtyrja e datës sëzgjedhjeve ka qenë një shans për zotin Rama, pavarësisht se zoti Rama e sheh në favor të opozitës. Përkundrazi, ka qenë një shans për zotin Rama, kanë qenë një mundësi për të dhe për mua ka qenë një vendosje në pozitë të vështirë të zotit Meta të opozitës shqiptare. Ju e dini shumë mirë dhe unë mund të them pa asnjë lloj kompleksi.
Shumë të tjerë mund të më gjykojnë për këtë që po them, por z. Meta ka qenë kundër djegies së mandateve dhe kundër zgjedhjeve lokale, edhe si individ por edhe si institucion. Fati ynë i madh si opozitë ka qenë se z. Rama ka pasur një këshilltar shumë të keq politik,sepse në të kundërt do ta kishte këshilluar që të shkonte në takim me z. Meta dhe ta kishin shtyrë edhe një javë, 10 ditë apo edhe një muaj zgjedhjet nga 30 qershori në 30 korrik. Opozita përsëri do të ishte në llogoren e saj dhe në pozicionimin e saj.

Z. Meta i dha shansin një partie të re politike për t’u krijuar dhe për të pasur shansin për tu regjistruar në një proces zgjedhor të ligjshëm. Po të ishin shtyrë zgjedhjet dhe raporti i OSBE-ODHIR nuk do të thonte që u regjistrua në mënyrë të paligjshme një parti politike, por me zgjedhjet më 30 korrik kjo parti do të ishte e ligjshme. Të jeni të bindur që dhe vetë z. Meta do të inkurajonte shumë parti të tjera politike për të pasur kandidatë të tjerë të pavarur përballë kandidatëve të rilindjes. Edhe i vetëm fare që do të legjitimonte çdo proces, z. Rama nuk vajti në takim me z. Meta.
Mendoj që z. Rama kishte vetëm një plan, që të vriteshin disa shqiptarë, të krijohej një gjakderdhje dhe djegie institucionesh në mënyrë të tillë që të anatemonte opozitën dhe këtë do ta bënte me segmentet e tij. Z. Meta ka bërë jashtëzakonisht shumë për të futur z. Rama në tryezën e bashkëpunimit dhe në dialogim me opozitën, por gjithmonë i kam thënë që çdo minutë e harxhuar kot me Ramën është abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë. Asnjë nga ne nuk duhet të harxhojë asnjë sekondë me Ramën. Me PS-në po, të gjithë duhet të ulemi me vrap për të negociuar dhe për të vendosur rregullat e lojës, për të cilat Shqipëria ka nevojë nganjëherë edhe për të mësuar edhe nga disa vende apo shtete më të reja dhe më të vogla siç është Kosova.

Pas

Akuzat e Ramës dhe Braçes kundër prokurorit Arjan Ndoja për vendimin ndaj ish-drejtorit të Kadastrës, reagon KLP

Para

Iu dogj makina ditën e sotme, reagon avokati Loren Liço

Para
I vihet zjarri makinës së gjyqtares së Tiranës, djali i saj avokat i njohur (Emrat)

Iu dogj makina ditën e sotme, reagon avokati Loren Liço

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.