09:12 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

21:26 | 29/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se ushtria shqiptare së shpejti do të pasurohet dhe me 2 avionë, të cilët do jenë për përdorim civil dhe ushtarak.

Në një intervistë televizive, Vengu informoi se po finalizohet procesi për blerjen e 2 avionëve për përdorim të dyfishtë, civil-ushtarak, të cilët do të kenë përdorim parësor shuarjen e zjarreve.

Vengu u ndal te vendimi i fundit i qeverisë për rikthimin e rezervistëve në forcë aktive. Ministri e cilësoi të domosdoshme këtë masë në kuadër të rienergjizimit të ushtrisë shqiptare, por edhe të mirëpritur nga ushtarakët e tërhequr.

“Miratuam dje në qeveri një vendim për të kthyer rezervistët në forcë aktive. Janë një grup ushtarakësh që kanë shërbyer për shumë vite të jetës së tyre si ushtarakë, por për arsye familjare apo personale janë shkëputur nga Forcat e Armatosura, por ligji e parashikon që ata të qëndrojnë si forcë rezerviste”, tha ai.

Nisur nga investimet në kapacitetet njerëzore dhe trajtimin financiar të ushtarakëve, Vengu theksoi se vitet e fundit ka pasur kërkesa të shumta që këta rezervistë të rikthehen në Forcat e Armatosura.

“Janë profesionistë të stërvitur në FA ndër vite, në fusha të ndryshme, në armatim, logjistikë, mbrojtje kibernetike. Ne kemi absolutisht të nevojshëm të rrisim kontingjentet në trupat tona. Kemi që nga muaji janar ku filluam të punonim aktin që u miratua dje në qeveri, dhe kemi marrë 220 kërkesa për rikthimin në forcat aktive. Kjo tregon se FA është një profesion shumë tërheqës”, tha ai.

Duke folur për rekrutimet në FA, Vengu u shpreh se zakonisht çdo vit bëhen tre sesione rekrutimesh të të rinjve.

“Në 2 sesionet që kemi bërë në 2025 kemi mbi 470 rekrutë të rinj, rritje me 70% në krahasim me vitin e kaluar. Një tjetër indikator i rëndësishëm është që kemi një rënie drastike të largimit nga Forcat e Armatosura. Në krahasim me vitin e kaluar kemi normë largimi -64% ulje në numrin e të larguarve”, tha Vengu.

Ministri theksoi se viti 2025 është viti i dytë ku Shqipëria shpenzon më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, në rakordim edhe me angazhimet që ka marrë në NATO.

Ndërkohë, Vengu theksoi se nisma e qeverisë shqiptare për rivitalizimin e industrisë ushtarake në vendin tonë është pritur me interes nga kompani serioze ndërkombëtare, me vendndodhje në SHBA dhe jo vetëm.

“Në 300 ditë që nga miratimi i ligjit kanë ndodhur shumë gjëra, janë ngritur 2 institucione, kompania shtetërore KAYO dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes që licenson dhe rregullon veprimtarinë e prodhimit ushtarak. Kemi marrë 25 shprehje interesi nga konsorciume ndërkombëtare, që nga SHBA, vende europiane vende anëtare të NATO-s, Lindja e Mesme dhe Izraeli”, bëri të ditur Vengu.

Nga këto, ministri theksoi se “po veprohet me 6 negociata, për sistemin e artilerisë së rëndë, armatimit të lehtë në zonën e Rubikut, prodhimit të municioneve, prodhimin e mjeteve të blinduara dhe dje miratuam gjithashtu në qeveri edhe negociatën edhe për prodhimin e uniformave dhe pajisjeve personale”.

“Brenda shtatorit do fillojmë prodhimin për këtë komponent të parë dhe brenda vitit 2026 do kemi municionet “Made in Albania” dhe do vijojmë me mjetet e blinduara dhe në vijim me artilerinë”, shtoi ai.

Pas

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

Para

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

Para
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

 



Të Fundit

EMRI/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

Më shumë se 100 agjenci ndihmash ngrenë alarmin: Gaza nën uri masive! Shpërndahen vetëm 28 kamionë për 2 mln banorë

Rama ndan pamje nga Bazilika e Linit: Perlë e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal, plagosen dy persona

U arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

Nga vrasja te pjesëmarrje në grup kriminal dhe…/ Ekstradohet sot nga Dubai Denis Bajri

“Korrupsion”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje pasurie”/ U mor i pandehur, SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt

Trump njofton marrëveshjen tregtare me Japoninë, përfshirë tarifën prej 15%

Gjermania deporton 43 migrantë në Irak

Ministrja e Kulturës e Francës do të gjykohet për korrupsion të dyshuar ndërsa ishte eurodeputete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.