Ekipi EOD i Batalionit Xhenio përballet çdo ditë me sfida që kërkojnë precizion dhe vendosmëri. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu e konsideroi sot këtë skuadër si sinonim të guximit dhe profesionalizmit, ndërsa ndau momente nga puna përgatitore e këtij ekipi, i cili vepron për të mbrojtur jetën dhe pronën nga çdo kërcënim.
“Në vijën e parë të sigurisë, ata mbrojnë jetën dhe pronën me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke treguar se kurajoja dhe sakrifica janë vlera që i bëjnë të pamposhtur”, vlerësoi ministri Vengu.
Ekipi EOD i Batalionit të Xhenios është trajnuar për të përballuar çdo situatë të rrezikshme duke garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Çdo ditë, ata përballen me sfida që kërkojnë guxim, vendosmëri dhe përkushtim maksimal, ndërsa janë angazhuar po ashtu edhe në misione jashtë vendit.
EOD është një strukturë e besueshme, profesionale sipas standardeve të NATO-s, e aftë të kryejë detyra shumë të vështira.