03:45 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vengu: Mjekët ushtarakë pranë qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

12:28 | 12/11/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vengu: Mjekët ushtarakë pranë qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot se mjekët ushtarakë janë çdo ditë në detyra të rëndësishme humanitare, duke u shërbyer jo vetëm efektivëve të Forcave të Armatosura, por edhe qytetarëve.

“Mjekët ushtarakë kryejnë detyra të jashtëzakonshme humanitare çdo ditë, duke u shërbyer jo vetëm efektivëve të Forcave të Armatosura, por edhe çdo qytetari që kërkon ndihmë mjekësore. Ata nuk kufizohen vetëm në ambientet e Spitalit të Traumës apo brenda kufijve të vendit, por janë gjithmonë gati të përgjigjen kudo nevojitet ndihma e tyre”, u shpreh ministri në postimin e tij në Facebook.

Disa histori suksesi dhe angazhimeve të mjekëve ushtarakë, sillen në vëmendje në postimin e ministrin të Mbrojtjes, duke kujtuar rolin e mjekëve, që përtej humanizimit, nuk bëjnë dallime në shërbimet e tyre, nëse u vijnë në ndihmë ushtarakëve apo civilëve.

Brikena Danaj, mjeke ORL e nis fjalën e saj me moton: “Shëndet për të gjithë”!

“Mjekët ushtarakë edhe në bazë të përgatitjes, pasi kanë mbaruar Akademinë Ushtarake, bëjnë më tepër sakrifica. Ata shërbejnë brenda vendit, jashtë vendit dhe në terrene shumë më të vështira, në kushte nga më të ndryshmet. Gjej rastin të flas për shërbimet humanitare që ne kryejmë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, sipas nevojave që na paraqiten dhe kërkesave nga Ministria e Mbrojtjes”, thotë mjeku Arnold Pasho.

“Pavarësisht se ne prioritet u japim ushtarakëve, ne edhe popullatën civile e ndihmojnë në të njëjtën formë dhe me të njëjtin angazhim. Nëse në një sallë operatore, mund të jetë duke u kryer një ndërhyrje kirurgjikale, pavarësisht nëse në kartelë është shkruar civil apo status ushtarak, për mua nuk ka rëndësi puna e mjekut është një mision dhe si i tillë unë dua ta përmbush 100%”, thonë mjeket Rudina Delialliasi dhe Mariola Josifi.

Etiketa: Vengu
Pas

15-vjeçari largohet nga shtëpia pas debatit me të atin, babai mes lotëve kërkon ndihmën e qytetarëve

Para

Komisioni Hetimor për Sterilizimit, dëshmon ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj: Jam i papunë

Para
Komisioni Hetimor për Sterilizimit, dëshmon ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj: Jam i papunë

Komisioni Hetimor për Sterilizimit, dëshmon ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj: Jam i papunë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.