14:55 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vengu: Modernizim i infrastrukturës së Ushtrisë, me standardet e NATO-s

09:32 | 14/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vengu: Modernizim i infrastrukturës së Ushtrisë, me standardet e NATO-s

Modernizimi i infrastrukturës për ta bërë Forcën e Armatosur një aset sa më profesional dhe në përputhje me standardet e Aleancës, është synimi i projektit ambicioz të Ministrisë së Mbrojtjes, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Koloneli Eduard Tafaj, pjesë e Komandës Mbështetëse që tashmë ka një shtëpi të re, është një nga qindra ushtarakët që do të punojnë në kushte më të mira dhe më komode në ambientet e reja. Projekti zhvillimor përfshin ndërtimin e objekteve dhe ambienteve funksionale, nënvizoi Vengu.

Momentalisht, dy godina janë përfunduar dhe janë bërë funksionale; Godina e Komandës dhe Shtabit të Komandës Mbështetëse, e cila ofron kushte të përshtatshme për menaxhimin dhe koordinimin e operacioneve si dhe objekti i Kompanisë së Parë Operacionale, i ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, duke siguruar kushte optimale për stafin ushtarak, theksoi Vengu.

Punimet fokusohen në një godinë për Kompaninë e Dytë Operacionale dhe një objekt për Kompaninë e Shtabit të Komandës Mbështetëse, shtoi Vengu.

Ministri theksoi se, këto investime kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe funksionimit të strukturave ushtarake, duke e përgatitur Forcën e Armatosur🇦🇱 për sfidat e së ardhmes.

Ndërsa Kolonel Eduard Tafaj në një video të shpërndarë nga minsitri Vengu u shpreh se, “Komanda Mbështetëse është e fokusuar në dy drejtime kryesore, në mëbështje të emergjencave civile në popullsinë civile dhe në mëbshtetje të Forcave të Armatosura”.

“Aktualisht Komanda Mbështetëse vitet e fundit ka pësuar ndryshime rrënjësore si në modernizim dhe në infrastrukturë”, theksoi Tafaj.

“Në Komandën Mbështetëse është dislokuar shtabi i Komandës Mbështetëse për të kryer detyrat dhe misionet e tij dhe për të menaxhuar aktivitetin e reparteve dhe nën/reparteve që ka pjesë të Komandës Mbështetëse”, shtoi Tafaj.

“Kjo godinë ku ndodhemi plotëson të gjitha kushtet dhe kapacitetet e sigurisë dhe të mbarëvajtjes sa më të mirë të punës dhe të aktivitetit të shtabit t ë Komandës Mbështetëse për të realizuar qëllimin, misionin dhe detyrat që i ngarkojmë në përballim të emergjencave civile dhe në mbështetje të FA”, u shpreh Tafaj.

 

Pas

Sfidat globale , kryeministri grek Mitsotaki: Siguria e Evropës dhe e Lindjes së Mesme janë të pavarur!

Para

Balluku: Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve

Para
Balluku: Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve

Balluku: Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Belinda Balluku mbështet përzgjedhjen e profesionistëve të rinj në sektorin e naftës dhe gazit

Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky pret në Kiev të dërguarin e SHBA-ve, Kellogg

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

Plagosje në Vlorë, një 17-vjeçare u paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia njoftim zyrtar

Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakstrës

‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Korçë, kryetarët e njësive administrative dorëhiqen pas ultimatumit të Ramës

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 31 vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.