21:03 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vengu: Rrjet vullnetarësh në mbështetje të mekanizimit të parandalimit të emergjencave

12:19 | 25/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vengu: Rrjet vullnetarësh në mbështetje të mekanizimit të parandalimit të emergjencave

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vlerësoi sot krijimin e mekanizimit të paralajmërimit të hershëm në rastet e emergjencave civile, ndërsa u shpreh se çdo vit përmbytjet i kushtojnë buxhetit të shtetit dhjetëra milionë euro.

Ai mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit të zhvilluar në Tiranë, për prezantimin e programit “ALBAdapt”, me qeverinë gjermane, i cili synon forcimin e qëndrueshmërisë së Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike, duke modernizuar infrastrukturën hidro-meteorologjike të Shqipërisë.

Vengu theksoi se përmbytjet prekin mesatarisht çdo vit 50 mijë banorë kryesisht pranë zonave bregdetare, një pjesë e madhe e territorit të vendit që zë 40% të PBB-së.

“Çdo vit përmbytjet prekin disa dhjetëra milionë euro nga pikëpamja e dëmshpërblimeve dhe kostove të rikuperimit. Qëllimi kryesor i këtij projekti është të krijojë një qasje gjithëpërfshirëse”, tha Vengu.

Sipas ministrit kjo është synuar të bëhet edhe në nivel buxhetimi. “Këtë vit kemi bërë një buxhetim të ndryshëm, kemi bërë ture me të gjitha bashkitë para miratimit të buxhetit për të rritur financimet për infrastrukturën parandaluese dhe rritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor”, shtoi ai.

Por ministri nënvizoi se sot që flasim nuk kemi një mekanizëm paralajmërimi të hershëm plotësisht funksional.

“Një prej arsyeve që ky fond është alokuar është mbështetja përmes mekanizmave të burimeve njerëzore. Kjo nënkupton sensorë në gjithë vendin, një sistem që i ndërlidh këto informacione, njerëz të dedikuar që këtë informacion do ta përcjellin te njerëzit e duhur”, tha Vengu.

Për një reagim sa më të shpejtë, sipas tij, është shumë e rëndësishme të kemi një mekanizëm të tillë.

Duke u ndalur te rëndësia e ndërgjegjësimit të popullatës, Vengu nënvizoi rëndësinë e krijimit të një rrjeti vullnetarësh.

“Shqipëria duhet të fillojë të krijojë rrjet vullnetarësh njëlloj si Zvicra, Sllovenia, Finlanda, Gjermania etj, që kanë një rrjet vullnetarësh shumë të konsoliduar. Është shumë e rëndësishme të kemi një rrjet vullnetarësh që i vijnë në mbështetje mekanizimit. Kemi disa bashki që po pilotojnë një sistem vullnetarizmi dhe duam ta shtrijmë atë në territor”, tha Vengu.

Pas

“Qëndrime politike kundër qeverisë”/ Publikohet sondazhi: Më shumë se gjysma e italianëve kundër vendimit të gjykatave për emigrantët

Para

Spiropali: Nisim përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me BE-në

Para
Spiropali: Nisim përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me BE-në

Spiropali: Nisim përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me BE-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

Rama pret kryeministrin e Finlandës: Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane

Sulmi i ri i Trump ndaj Europës: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.