I zhgënjyer, por edhe mjaftueshëm nervoz, i vetëdijshëm se ka dështuar edhe ndaj Maqedonisë një objektiv që dukej më shumë sesa banal. Xhampiero Ventura paraqitet përballë gazetarëve me pamjen e një personi që ka marrë një grusht në mjekër dhe has vështirësi për të qëndruar në këmbë.
“Pjesa e dytë ishte thjesht zhgënjyese, gati e turpshme. Prandaj, jam shumë dakord me vërshëllimat finale nga ana e publikut, të cilat ishin më se të merituara, ndonëse mendimi im është se, kur një kombëtare kalon një moment të vështirë, meriton mbi të gjitha të mbështetet dhe të motivohet.
Nuk ka dyshime se jemi ne të parët që e kemi për detyrë që të dëfrejmë dhe ta mbajmë në stadium publikun, por edhe ata duhet të na qëndrojnë pranë, sepse kemi realisht nevojë edhe për ta, për të arritur te një objektiv i tillë, – vazhdon Ventura, i cili pranon një gjendje psikologjike të rënduar dhe mungesat e shumta që ndikuan në formacion.
– Mendoja se kisha një grup të përgatitur për një ndeshje të tillë, por ajo që u pa që në fillim ishte se gjendja fizike e skuadrës u ndikua nga një dëshirë e vakët për të luftuar, nga një gjendje psikologjike e pashpjegueshme.
Është e pamundur që të mendosh të marrësh në shtëpi tri pikë, ndërsa nga mungesa e dëshirës për të luajtur nuk prodhon thuajse asgjë të rëndësishme në 90 minuta.
Tani ndeshja me Shqipërinë? Po, duhet të jemi të përgatitur për këtë duel dhe, më pas, të shohim nëse do të shkojmë ose jo në ‘playoff’-e. Ajo që më shqetësoi ishte fakti se nuk besoja se do t’i ndjekim kaq shumë mungesat e shumta që kishim”.