Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona dhe ka nisur procedim në gjendje të lirë për 2 të tjerë për disa vepra penale. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për vepra të tilla si: dhunë në familje, të dehur në timon, lëndë narkotike në makinë, aksident me pasojë vdekjen, shitje të lëndëve piroteknike dhe shfrytëzim i ambienteve për lojërat e fatit.
Ndërkohë, një 21-vjeçare është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore më datë 27 dhjetor rreth orës 23:40. E reja ka deklaruar se tek rruga “Gjon Buzuku”, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Nr.1, arrestoi shtetasin E.D, 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lende narkotike kanabis.
Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasin Dh.I, 53 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Nr.7, arrestoi në flagrancë shtetasin N.H, 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve së tij.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
A.A, 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
M.A, 31 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar këmbësorin A.K, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital në orët e para të mëngjesit.
Komisariati i Policisë Nr.3, procedoi në gjendje të lirë shtetasin A.R, 63 vjeç, pasi tek kthesa e Kamzës, në subjektin në pronësi të tij, gjatë kontrollit të ushtruar gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale lëndë piroteknike.
Komisariati i Policisë Nr.2, procedoi në gjendje të lirë shtetasit A.Z, 25 vjeç dhe R.K, 40 vjeç, pasi në rrugën “Nikolla Jorgo”, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në pronësi të shtetasit A.Z dhe punonjës R.K, shërbimet e Komisariatit Nr.2, gjetën një njësi qëndrore me faqe dhe linke si ato të llotarive sportive, që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të paligjshme të lojrave të fatit.
Informacion paraprak/Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja K.Ç, 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K.
Informacion paraprak/Më datë 28.12.2024, në rrugën “Myslm Shyri”, dyshohet se ka rënë nga pallati shtetasi L.K, 35 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.