Veprimi i një gruaje ka habitur të gjithë të pranishmit sot në “Çadrën e Lirisë”, ku po zhvillohet protesta e opozitës përballë kryeministrisë.
Gruaja në fjalë në një moment të kësaj dite, është veçuar nga protestuesit e tjerë dhe është falur në një cep të çadrës.
Genti Hajdarmataj, i cili i ka dërguar një foto nga ngjarja portalit online “Jeta Osh Qef”, shkruan se ky veprim i gruas përçon një mesazh të rëndësishëm.
Sot është dita e 18-të e protestës së opozitës në “Çadrën e Lirisë” përballë kryeministrisë. Gjatë këtyre ditëve kanë ndodhur ngjarje nga më të ndryshmet.
“Prsh Jeta Osh qef, dje tek çadra e PD pashë këtë nënë që kryente ritin fetar të faljes. A nuk është një mesazh i fortë ky për të gjithë që dergjen nëpër kafet e Tiranës dhe nuk bëjnë asgjë për vendin e tyre, jo tek çadra e PD po kudo…”, shkruan Hajdarmataj.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe gazetari Bledian Koka, i e cilëson si një veprim të mahnitshëm.
“Amazing
Nje zonje besimtare kryen faljen e namazit prane cadres se protestes se opozites. Bekimi i Zotit i takon atyre qe e ndjekin rrugen e tij. p.s…Allahu e paste pranuar lutjen tuaj zonje, Amin”, shkruan Koka. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post