Vera Bekteshi, fizikantja-shkrimtare, vajza e njërit prej ushtarakëve të lartë të kohës së diktaturës, ish– drejtues komunist në Shkodër gjatë luftës, Sadik Bekteshit, e ftuar në emisonin “Opinion” është shprehur se jeta në ish Bllok në kohën e komunizmit ka qenë e vëzhguar maksimalisht nga ana e autoriteteve diktatoriale.
Ajo ka treguar se një nga arsyet pse është martuar qe në moshën 20 vjeçare ka qenë pikërisht kjo: “Unë kam lindur në Bllok dhe jam rritur atje. Në Bllok jetohej mirë padyshim. Një nga arsyet që unë jam martuar që 20 vjeçe ka qenë jeta në Bllok, ishte ‘Big Brother’, e kontrolluar”tha ajo. M.Q/Faxweb)