Deputeti Petrit Vasili është paraqitur sot në SPAK.
Burime bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Elvis Myrta, se nënkryetari i partisë së Lirisë është thirrur këte të premte në prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve struktura antikorrupsion po kryen për lobimin e ish Lëvizjes socialiste për integrim.
Shtatorin e vitit të kaluar SPAK nisi letëporosi në SHBA ku kërkoi të dhëna se ku janë regjistruar kompanitë e lobimit që kishte pajtuar LSI.
Sipas informacioneve përgjigjet e letërporosive kanë mbërritur dhe kjo është arsyeja që Vasili është thirrur nga prokurori i çështjes Sotir Kllapi.
SPAK u vu në lëvizje pas kallzimit të ish deputetit Halit Valteri, i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë të padeklaruara për qëllime lobimi./Faxweb.al