Vera është nxehur dhe sot hyjmë në muajin e fundit të saj, ndërkohë që për ca pushime kanë menduar dhe vipat.
Dikush ka zgjedhur plazhin dhe të tjerë kanë menduar dhe për turizëm jashtë vendit, po një gjë është e sigurt të gjithë po kënaqen mjaft.
Edhe pse këngëtarët preferojnë pushimet, shumë prej tyre janë të zënë dhe me koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit.
Po ama edhe disa nga njerëzit e politikës kanë marrë kohën e tyre për t’u shlodhur, shtatori kërkon që të jenë me energji të reja. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zgjedhur që së bashku me bashkëshorten të kalojnë disa ditë nëpër Europë dhe të dëgjoJnë live dhe konvertin e ‘U2”.
Po ashtu një nga çiftet më të përfolur të këtyre ditëve Orinda dhe Turi pas dasme duket se kanë nisur muajin e tyre të mjaltit, destianacioni i parë ka qenë Hollanda, dhe nga fotoja që kanë postuar duket që s’po ja kalojnë aspak keq.
Një tjetër personazh i njohur i ekranit ka preferuar të zhvishet edhe pak herë e kemi parë me rroba plazhi. Është fjala për juristen Eni Çobani.
‘Larg zhurmes dhe rremetit prane detit thone si prane mbretit.Pushim dhe qetesi ju uroj te gjitheve.’-shkruan Eni krah fotos ku duket me robat e plazhit.
Ledina Çelo është një tjetër këngëtare që me format e saj e ka sfiduar në çdo mënyrë moshën e saj.
Si gjithmonë në super formë e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj janë duke pushuar në një nga resortet në Dhërmi.
Marina Vjollca e përfolur për dasëm në shtator me Getoarin po shoqëron çunat e Babastarit në turin e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.
Po ashtu detin po e shijon dhe Sara Hoxha me Londonin dhe është shfaqur jo pak seksi me rrobat e banjës në ngjyrë të kuqe.
Ndërkohë që mjaft në formë edhe pse ngjall dyshime për kohën që është shkrepur fotoja është dhe ajo që ka postuar këngëtarja Zajmina Vasjari. Edhe pse në pritje të ëmbël format nuk duket t’i kenë ndryshuar fare.
Po ashtu moderatorja Alketa Vejsiu ka vendosur që për disa ditë ti thojë mjaft punës dhe të shijojë pushimet me familjen ku ka postuar dhe foton e parë me vajzën. Ndërkohë që Arbana Osmani çfarëdo që të vesh, godet me fotot e saj, edhe pse e pazhveshur.
Ndërkohë që për më shumë do të na duhet të presim ditë të tjera të nxehta dhe të tjera ‘’zhveshje”.
(E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2535″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]