Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork, ku ka marrë pjesë në sesionin e 72-të së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Mirëpo pas Asamblesë së OKB-së, Rama ka darkuar edhe me një prej biznesmenëve më të suksesshëm me origjinë shqiptare.
Ai është Richard Lukaj me origjinë nga Kosova, i cili është drejtor i lartë menaxhues i “Bank Street Group”.
Po ashtu Lukaj është edhe këshilltar i bordit kombëtar të “Qendra Truman për Politikat Kombëtare”. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama.
“Është e mrekullueshme të kalosh kohë me mysafirët e shquar që vizitojnë Nji Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë.
Moti i përkryer e ka plotësuar cilësinë e kohës së kaluar bashkë dhe shkëmbimin e këndshëm të ideve.
Falënderime të veçanta për Kryeministrin e Shqipërisë dhe gruan e tij të bukur Linda, që lejuan fëmijët tanë të bashkohen me ne për darkë dhe duke u dhënë atyre mesazhe simpatike, intuitive dhe optimiste.”, është shprehur biznesmeni pas takimit.
Duket që biznesmeni ka ditur se ku ta nxjerrë kryeministrin për darkë, pasi në fotot e mëposhtme shikohet një tavolinë e shtruar bukur, me qirinj dhe një trëndafil në mes të tavolinës. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2832″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]