07:03 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Vërejtje për bizneset, Tatimet po gjurmojnë uljen e kuponave tatimorë të lëshuar

13:33 | 05/05/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vërejtje për bizneset, Tatimet po gjurmojnë uljen e kuponave tatimorë të lëshuar

Administrata Tatimore u bën apel bizneseve të tregohen të kujdesshme lidhur me përdorimin e pajisjeve fiskale dhe të mbajnë në kujtesë detyrimin për mbajtjen e dokumentacionit tatimor.

“Detyrimin për lëshimin e kuponit tatimor, neni 54 dhe 55 i Ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në RSH” i ndryshuar, sipas të cilit, për çdo transaksion shitje me para në dorë tatimpaguesi detyrohet të lëshojë kuponin tatimor prej pajisjes fiskale, të dhënat e së cilës duhet të transmetohen çdo ditë në sistemin e integruar tatimor.”, përcjell revista “Monitor”.

Administrata Tatimore vazhdon të monitorojë çdo ditë fluksin e lëshimit të kuponit tatimor, deklarimin e xhiros dhe numrin e transmetimeve për çdo tatimpagues.

Deri tani, nga analizat dhe monitorimet e kryera, është evidentuar ulja ndjeshëm e kuponave të lëshuar ose mosrespektimi i transmetimit të të dhënave elektronike, duke u bërë kështu objekt seleksionimi për verifikim në vend nga strukturat e zbatimit të hetimit tatimor.

Bizneset sugjerohen të kenë kujdes pasi në rast konstatimi parregullsish, Administrata Tatimore do të aplikojë parashikimet e ligjit ku përveç aplikimit të detyruar të dënimit administrativ, do të kryejë vlerësime alternative për një periudhë tremujore dhe ndryshimin e përgjegjësive tatimore.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: biznesetTatimet
Pas

Çmenduria, tifozët e Lacios varin poshtë urës 3 ‘lojtarë’ të Romës

Para

Deputetja demokrate i qetëson të gjithë: Protesta në Kavajë më e madhja po paqësore!

Para
Deputetja demokrate i qetëson të gjithë: Protesta në Kavajë më e madhja po paqësore!

Deputetja demokrate i qetëson të gjithë: Protesta në Kavajë më e madhja po paqësore!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parashikimi i motit, 3 korrik 2025

Presidenti Trump njofton marrëveshje tregtare me Vietnamin që do të lejojë mallrat amerikane të hyjnë në vend pa taksa

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.