Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të godasë me armë bërthamore SHBA-në dhe të gjithë vendet që mund të përfshihen në përpjekjet për të rrëzuar liderin KIM Jong Un, sipas Agjensisë shtetërore të lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA.
Kërcënimi ka ardhur pasi drejtori i CIA-s Mike Pompeo tha javën e kaluar se Administrata Trump duhet të gjejë një mënyrë për ta ndarë Kimin nga rezervat e tij në rritje bërthamore.
“Sa i përket regjimit, kam shpresë se do ta gjejmë një rrugë për ta ndarë atë regjim nga ky sistem,” kishte deklaruar Pompeo.
Autoritetet e Koresë së Veriut ashpër dënuan deklaratën dhe porositën se Pompeo ka kaluar vijën e kuqe dhe zbuluan se administrata amerikane e presidentit Donald Trump ka për qëllim të ndryshojë kryesinë koreanoveriore.
“Nëse kërcënohet dinjiteti i lartë i DPRK-së, Koreja e Veriut duhet të bëjë asgjësimin e atyre vendeve dhe subjekteve që janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, duke mobilizuar të gjitha mjetet e sulmit, përfshirë ato bërthamore”, u shpreh zëdhënësi .
(B.H/Shuplaka)