10:57 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Versioni i policisë për atentatin ndaj biznesmenit Tefik Hyka

12:15 | 28/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Versioni i policisë për atentatin ndaj biznesmenit Tefik Hyka

Fillimisht u deklarua se biznesmeni Tefik Hyka kishte ndërruar jetë si pasojë e plumbave të marrë në kokë dhe afërsi të zemrës. Por mjeku që ka qenë në vendngjarje bëri të ditur se Tefik Hyka i kishte shpëtuar atentatit dhe ishte i ndërgjegjshëm, ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në informacionin që burime të policisë kanë shpërndarë pak më parë jepet informacion mbi mënyrën e ekzekutimit, ku ndodhej biznesmeni Tefik Hyka. Mësohet se janë sekuestruar pamjet filmike përreth vendngjarjes dhe janë shoqëruar disa dëshmitarë okularë.

Detaje të policisë:

Më datë 28.06.2017, rreth orës 10:25, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Gjin Bue Shpata”. Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se në verandën e një lokali, është qëlluar me armë zjarri shtetasi T. H., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët janë larguar me një motor. Janë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollohet zona përreth, parkinge automjetesh, garazhe etj , ku dyshohet se mund të jetë parkuar motori me të cilin kanë lëvizur autorët.

Gjithashtu janë sekuestruar pamjet filmike përreth vendit të ngjarjes dhe do sekuestrohen edhe pamjet filmike në të gjitha rrugët e mundshme ku mund të kenë lëvizur autorët. Janë shoqëruar disa dëshmitarë okularë në vendngjarje. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për sigurimin dhe sekuestrimin e çdo prove që do shërbejnë për identifikimin e autorëve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: policiaTefik HykaVrasja
Pas

Gara për kreun e PD-së, Eduard Selami në seli: Nuk takova Bashën por strukturat

Para

Veliaj pas fushatës: Do ndërhyhet në 50 blloqe të tjera banimi

Para
Veliaj pas fushatës: Do ndërhyhet në 50 blloqe të tjera banimi

Veliaj pas fushatës: Do ndërhyhet në 50 blloqe të tjera banimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë, Haxhiu: Sot e nesër mund të mbahen disa seanca. Nëse s’ka reflektim, rruga e vetme janë zgjedhjet

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

Edicioni i katërt i ‘Marathon Enkelana’ në Pogradec, policia publikon masat për mbarëvajtjen e sigurisë, ja akset që do të bllokohen nesër

Rama urdhëron largimin e objekteve të paligjshme pranë rrugëve, jep afatin e fundit

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të narkotikëve, arrestohet 39-vjeçari, pritet ekstradimi

U rrëzua me 49 persona në bord/ Publikohen pamjet e fundit të avionit, pasagjerët tregojnë gjendjen e frikshme

Lufta në Siri, Tajlanda: Mbi 100 mijë civilë kanë ikur si pasojë e konfliktit me Kamboxhian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.