Këngëtarja Vesa Luma ka rikthyer ndjekësit pas në kohë me postimin e saj më të fundit në “Instastory”.
Kënga e saj e titulluar “Jemi dhe s’jemi” vijon të mbetet një prej projekteve muzikore më të suksesshme të saj, jo vetëm për tekstin dhe muzikën, por edhe për performancën e saj.
Dhe Vesa, tashmë edhe nënë e një vogëlushi, fryt i dashurisë me Big Basta, sjell sërish këtë këngë në versionin e fëmijëve. Ajo ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqen disa fëmijë teksa këndojnë “Jemi edhe s’jemi”. (XH.A/SHUPLAKA)