14:40 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veseli i befasuar me deklaratën e Erdoganit: Nuk i nënshtrohemi presionit të jashtëm

16:11 | 01/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veseli i befasuar me deklaratën e Erdoganit: Nuk i nënshtrohemi presionit të jashtëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me anë të një portimi në Facebook, ka thënë se është i befasuar nga deklaratat e Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, për veprimet e Qeverisë së Kosovës, pas rastit të deportimit të 6 shtetasve turq.

Veseli, ka shkruar se deklarime të tilla nuk i kontribuojnë miqësisë mes dy vendeve, Kosovës dhe Turqisë.

“Jemi të befasuar me deklarimet e Presidentit te Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, të drejtuara ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës po trajtojnë në hollësi veprimet që çuan në arrestimin dhe deportimin nga Kosova në Turqi të gjashtë shtetasve turq”, ka shkruar Veseli ne reagim.

“Këto deklarata janë shqetësuese, sepse vijnë nga lideri i një vendi mik, mbështetja e të cilit shtet është dëshmuar në vazhdimësi para dhe gjatë gjithë ekzistencës së shtetit tonë. Andaj, deklarimet e tilla nuk i kontribuojnë forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit te ndërsjellë, për çka vendi ynë ka qenë dhe është i përkushtuar. Veprimet e institucioneve të Republikës se Kosovës janë sovrane dhe si të tilla nuk mund t’u nënshtrohen presioneve të jashtme. Në këtë drejtim, edhe marrja në përgjegjësi e bartësve të institucioneve të sigurisë është çështje e brendshme dhe në diskrecion të lidershipit të Kosovës”, ka shtuar ai.

Në Kosovë, pas dëbimit të gylenistëve kanë ndodhur dy shkarkime, Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe ende nuk është zyrtarizuar shkakrimi i Shefit të AKI’së, Driton Gashi, pasi Presidenti ende nuk ka pranuar largimin e tij.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: erdogankadri veseli
Pas

Arrestimet në Kukës, 11 prej tyre transportohen në Tiranë

Para

Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve dje në Kukës, reagon ambasadori britanik: Të trishtuar…

Para
Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve dje në Kukës, reagon ambasadori britanik: Të trishtuar…

Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve dje në Kukës, reagon ambasadori britanik: Të trishtuar...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri poston foton, fjalimi i fitores në kompjuter: Telefonata e vëllait tim Hashim ishte tejet prekëse

Numërohen 44.15% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike

Diaspora, kryesojnë socialistët/ Vijon me ritme të ulëta numërimi në Parkun Olimpik

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK sqaron si u kap duke blerë vota

PS kryeson bindshëm Përmetin, ja rezultatet përfundimtare

“100 euro një votë”/ Berisha: PS ngriti zyra ilegale pranë qendrave të votimit! Presim rezultatin, PD do bëjë vlerësimin e saj

Numërohen 460/1282 kuti në Tiranë, ndryshojnë balancat e mandateve

“Të mbrohet çdo votë me përkushtimin më të madh”, Berisha thirrje: Opozitarët të tregojnë seriozitet

Berisha u jep kurajo numëruesve/ Kreu i PD asnjë fjalë për humbjen

Përfundon numërimi në Fushë-Krujë, Partia Demokratike triumfon me 5097 vota

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.