08:23 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Veset e pazakonta të vipave shqiptarë

14:59 | 19/06/2017
në ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veset e pazakonta të vipave shqiptarë

Jemi mësuar që gjithmonë t’i dëgjojmë duke na shpalosur vlerat e tyre, pikat e forta dhe virtytet. Gjithmonë me një pjesëmarrje të kuruar dhe të paraqitshëm nëpër panelet ku janë ftuar.

Por, personazhet e showbizit shqiptar, jashtë ekranit, janë që të gjithë njerëz normal si ne. Edhe ata janë si ne, me të mirat e të këqijat e tyre. E vërtetë që janë artistë e politikanë të njohur të skenës dhe ekranit, po a do t’ju pëlqente të dinit diçka më tepër për ta? T’i njihnit ndryshe, jashtë petkut te profesionit të tyre?

Ne kemi zgjedhur t’ju sjellim sot veset e personazheve shqiptarë. Po, edhe ata kanë vese. Disa i pranojnë hapur, ndërsa disa prej tyre kanë mundur t’i kapërcejnë ato e t’i lënë pas. Cilët janë disa prej vipave që i kanë rrëfyer veset e tyre?

Amarda Toska

Ajo ka një ves të keq, të cilin nuk ia durojnë dot as familjarët e vet. Ami ka zakon që të tërheqë flokët shumë shpesh, ndoshta nga stresi, edhe pse familjarët ia kanë vënë në dukje se nuk u pëlqen ky veprim i përsëritur i saj. Madje edhe bashkëshorti i saj Ermali i ka thënë moderatores se kur flet në telefon, me dorën tjetër tërheq flokët. Ish-balerina ka edhe një ves tjetër, ajo e humbet shpejt durimin.

Ledion Liço

Moderatori Ledion Liço ka rrëfyer nje detaj të panjohur. Ai ka thënë se kur eshtë në gjendje të dehur, filon e ngacmon gratë e të tjerëve. Të jetë e vërtetë apo humor? Megjithatë, mbetet një ves i keq ky për moderatorin, sidomos tani që është bashkëshorti i Sarës, njërës prej trashëgimtareve të medias ku punon dhe prej gjashtë muajsh baba i vogëlushit London Noor.

Era Istrefi

Edhe këngëtarja e suksesshme kosovare Era istrefi e cila po shijon suksesin e ‘Redrum’ duket se na paska një ves të keq. Në shumë foto të sajat vihet re gjuha jashtë. Bën vetë Era, apo e ‘harron’ padashje? Ky detaj nuk u ka shpëtuar pa vënë re as fansave të këngëtares të cilëve u është dukur ky gjest i saj si tepër provokues.

Erion Veliaj

Ai është kryebashkiaku më energjik i Tiranës, ka lidhur në martesë çifte në vende nga më të ndryshmet, në media e sheshe. Ama, edhe i a ka një ves të keq. Ndoshta për të hequr stresin, ose i është bërë zakon. Erioni ha thonjtë! Urojmë të heqë sa më parë këtë ves!

Rita Ora

Këngatarja e cila kryeson prej javësh në Britaninë e Madhe me hitin e fundit ‘Your Song’, Rita Ora është shprehur se nuk ngjitet në skenë pa pirë alkool. Përpara performancave ajo preferon të ketë me vete një shishe Jack,  çaj dhe limonatë me xhenxhefil. ‘Dua të fokusohem vetëm tek whiskey dhe çaji im’- ka thënë këngëtarja përpara se të dalë në skenë.

Endri Prifti

Njëri prej vëllezërve të famshëm korçarë, Endri Prifti, përveç muzikës dhe këngës ka pasur edhe një ves të keq, të cilin tani nuk e ka më. Ai luante kumar, jo për të fituar para, po për të hequr mendjen nga problemet. Endri hoqi dorë nga ky ves sepse kuptoi që i dëmtonte rëndë ekonominë. Tani, mund të shkojë në kazino me miq, por të argëtohet vetëm si spektator.

Beatrix Ramosaj

Edhe Trixa ka pasur një ves të cilin  nuk e ka më. Ajo ka hequr dorë prej kohësh nga vesi i dëmshëm i duhanpirjes. Këngëtarja ndihet krenare që ka mundur ta lërë mënjanë këtë ves. Tani ajo shprehet se ndihet më mirë në frymëmarrje e në të shijuarin e ushqimeve.

Hervin Çuli

Aktori dhe drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli e ka pranuar se është një njeri plot vese. Ai thotë se pi cigare dhe alkool. Herë pas here luan dhe poker sepse i jep të njëjtën ndjesi si seksi. bordo.al

 

 

 

Etiketa: Amarda Toskavesetvipat
Pas

Ankimimi i LSI-së në Kolegj, nesër Gjin Gjoni VENDOS për fatin e personit të tretë në grupet e numërimit të votave

Para

Shkëlzen Berisha paralajmëron padi penale për shpifje kundër dyshes Bollino-Karaj

Para
Shkëlzen Berisha paralajmëron padi penale për shpifje kundër dyshes Bollino-Karaj

Shkëlzen Berisha paralajmëron padi penale për shpifje kundër dyshes Bollino-Karaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë, Njësia nr. 10: Votim elektronik sjell vështirësi për moshën e tretë.Qytetarët rikthehen për të përfunduar procesin

Lezhë/Nis procesi i votimit, probleme teknike në disa qendra.Bllokohet votimi në Pallatin e Kulturës

Probleme në qarkun e Shkodrës, nuk kanë mbërritur komisionerët në disa qendra votimi.Ndërpritet energjia elektrike në një QV

Zgjedhjet, nis votimi edhe në qarkun e Beratit

Ka nisur normalisht proçesi zgjedhor në Lushnje dhe Divjakë

Zgjedhjet parlamentare, nis votimi në qarkun e Elbasanit

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

E pazakontë në Vlorë/ Vonesë në hapjen e qendrës së votimit, kryetari i komisionit humb mamanë dhe nuk paraqitet

Probleme në një qendër votimi në Sarandë, posteri i Agron Shehajt 150 metra afër godinës, kërkohet të hiqet

Probleme me pajisjet në qendrën te “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet, procesi mund të rinisë pas 3 orësh me lista manuale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.