Melanie Trump mund të quhet gruaja më fjalë pak, por duket se Zonja e Parë flet shumë përmes veshjes së saj.
Me kundërshtime ndaj fjalimeve në publik, ka qenë gjithnjë e vështirë që të kuptohet saktë personaliteti i saj.
Psikologia e modës Dawnn Karen beson se Melanie flet shumë përmes stilit të saj.
“Ajo mund të duket e vështirë për t’u lexuar, sepse nuk është e aq e zhurmshme sa ish Zonja e Parë, por ajo flet shumë edhe pa e hapur gojën”, tha Karen.
Me pallton në shpatulla, psikolgia thekson se Melanie thjesht tregon se ajo është e mbrojtur.
Në lidhje me veshjen e dorashkave, Karen thotë se mesazhi që përcell Melanie është se po krijon një barrierë.
Veshja që ngjalli debat ishte taket me xhaketën sportive, por Karen e arsyeton Zonjën e Parë, pasi thekson se taket japin vetëbesim.
Një tjetër veshje karakteristike e saj janë ato me mëngë të mëdha, që sipas psikologes përcellin mesazhin “shiko me sy, por nuk është për ty”.